Shqip Română
Ekonomi

Tryezë e rrumbullakët me temën "Smart City. Smart Village" në selinë e Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri.

Tryezë e rrumbullakët me temën "Smart City. Smart Village" në selinë e Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri.

Përfaqësuesi i Zyrës për Promovim Tregtar - Ekonomik (ZPTE) pranë Ambasadës së Rumanisë në Tiranë ka organizuar më 5 tetor 2023 një tryezë të rrumbullakët në selinë e Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri me temën "Smart city. Smart village".

Temat kryesore të paraqitura dhe nën vëmendje për diskutim ishin: "Implikimet në plan ekonomik, social dhe investues", "Roli i autoriteteve lokale, mjedisit universitar, kompanive private dhe shoqërisë civile", "Pengesat dhe sfidat" dhe "Kapacitetet e kompanive rumune. Mënyrat e bashkëpunimit".

Tema kryesore e tryezës u prezantua nga zoti Tiberiu Andrioaie, Zëvendëspresidenti i Këshillit Kombëtar të Unionit të Industrive të Përgjithshme të Rumanisë (UGIR), ndërsa diskutimet u moderuan nga Cristian Cutaș, përfaqësuesi i ZPTE në Ambasadën e Rumanisë në Republikën e Shqipërisë.

Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të biznesit lokal, përfaqësues të autoriteteve lokale nga qytetet Fier dhe Divjakë, si dhe përfaqësues të mjedisit universitar.

Në fjalën e hapjes, Ambasadori i Rumanisë, zoti Octavian Șerban, i mirëpriti pjesëmarrësit, rikonfirmoi mbështetjen e tij për organizimin periodik të ngjarjeve të tilla në selinë e ambasadës dhe foli për angazhimin e tij të vazhdueshëm në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare midis Shqipërisë dhe Rumanisë, duke sjellë disa shembuj në këtë drejtim. Ambasadori Octavian Șerban theksoi gjithashtu rolin, rëndësinë dhe ndikimin në shoqëri të zbatimit të koncepteve "qeverisje e zgjuar, mjedis i zgjuar, qytet i zgjuar".

Në kuadër të diskutimeve, që zgjatën rreth tre orë, morën pjesë zoti Ilir Hebovija, kryetari i Shoqatës të Ndërtimit në Shqipëri, zoti Marius Cojocariu, CEO i Grupit të Ndërtimit Iași, dr. Ferjolt Ozuni, profesor në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, zoti Andius Olldashi, zv/kryebashkiaku i qytetit Fier, zoti Arber Rusho, zv/kryebashkiaku koordinator i Drejtorisë së Urbanistikës në Bashkinë Divjakë, zoti Elod Vanyolos, Drejtori Tregtar i Rotterom Romania, menaxher i zhvillimit për Ballkanin Perëndimor dhe znj. Ana Xhabrahimi, drejtore e marketingut të kompanisë FAB Constructions.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimuesve në Shqipëri prezantoi disa të dhëna lidhur me strukturën asociative që drejton dhe shprehu dëshirën për thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me kompanitë e profilizuar nga Rumania. Ai gjithashtu transmetoi gatishmërinë e kompanive shqiptare për të marrë pjesë në partneritet me kompani rumune në projekte të ndërtimit dhe infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor.

Dy nënkryetarët bashkiakë të pranishëm në ngjarje bënë një pasqyrë të shkurtruar të projekteve më të rëndësishme në qytetet që ata përfaqësojnë dhe shprehen gatishmërinë për të ftuar kompanitë rumune, të interesuara të marrin pjesë në tenderat që do të zhvillohen në fillim të vitit 2024. Një interes i veçantë u shpreh nga të dy zv/kryebashkiakët për bashkëpunimin me kompanitë rumune që kryejnë veprimtari në fushën e ndërtimit të veçantë (ristrukturim i monumenteve historike, ndërtesa trashëgimtare, spitale, etc.), energji e gjelbër/panelet fotovoltaike, "smart public lighting" dhe pajisje monitoruese gjeodezike dhe strukturore/hartimi i teritorit. Gjithashtu, u pajtua që në fund të nëntorit të këtij viti, kompanitë rumune të interesuara të bëjnë një vizitë në qytetet Fier dhe Divjakë, me qëllim identifikimin e projekteve kryesore prioritare për vitin 2024 dhe zhvillimin e takimeve teknike në nivelin e drejtorive të urbanistikës në këto dy administrata lokale.

Burimi në Rumanisht: Pagina Ambasada României din Republica Albania

Postime të Ngjashme