Me iniciativën e Sh.T.Z. Octavian Șerban, Ambasador i Rumanisë në Shqipëri, në bashkëpunim me Tricolor Albania, organizohet një takim i veçantë bashkëbisedimi miqësor me ish-studentët shqiptarë që kanë studiuar në Rumani ndër vite (Alumni).
Ky event synon të mbledhë së bashku komunitetin e gjerë të alumni-ve shqiptarë, për të ndarë kujtime, për të rifreskuar lidhjet dhe për të forcuar më tej urat e bashkëpunimit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Gjatë mbrëmjes do të shërbehen produkte tradicionale rumune dhe një kokteil në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.