Zemra e njeriut është e gjërë. Përse disa e ngushtojnë dhe e mbushin me urrejtje? - "Marin Preda"
Barazi ekziston vetëm në matematikë. - "Mihai Eminescu"
Ka një kategori të veçantë shurdhësh: ata që dëgjojnë vetëm çfarë thonë vetë. - "Tudor Mușatescu"
Ambasada e Rumanisë dhe Tricolor Albania ndërmjetësojnë bashkëpunimet akademike
16/08/2024 14:19 28 foto 0 video
Në kuadër të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare, drejtuesit e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, të udhëhequr nga Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, pritën Prof. Dr. Costin Lianu, profesor në Universitetin e Bukureshtit dhe Universitetin "Spiru Haret", si dhe president i Wallachia eHub në Bukuresht, Rumani; Prof. Dr. Irina Rădulescu, profesore në Universitetin e Gazit të Naftës në Ploiești, Rumani; dhe z. Cristian Cutaș, Këshilltar i Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri dhe drejtues i Zyrës për Promovimin Tregtar dhe Ekonomik pranë kësaj ambasade.
Në takimin e organizuar në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, ku morën pjesë edhe Prof. Dr. Greta Angjeli, zëvendësrektore e UMSH; z. Ilir Hebovija, administrator i UMSH; Dr. Olgerta Idrizi, zëvendësdekane e Fakultetit të Informatikës; dhe Dr. Ferjolt Ozuni, profesor i UMSH, anëtar i projektit "Tricolor Albania" dhe iniciator i këtij takimi, u diskutua rreth bashkëpunimit mes universiteteve të përfaqësuara nga të pranishmit, si dhe për hedhjen e bazave për krijimin e një Digital & Innovation Hub, të mbështetur nga institucionet dhe ekspertiza e Prof. Dr. Lianu dhe Prof. Dr. Rădulescu.
Frutet e këtij bashkëpunimi do të përfshijnë studentët, stafin akademik, si dhe partnerët dhe bashkëpunëtorët nga sektori privat në Shqipëri, në industri dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit. Përfaqësuesit nga Rumania shprehën gatishmërinë e tyre për të asistuar hap pas hapi dhe për të bashkëpunuar më tej në projekte dhe realizime të ndryshme shkencore dhe teknologjike.