Zemra e njeriut është e gjërë. Përse disa e ngushtojnë dhe e mbushin me urrejtje? - "Marin Preda"
Barazi ekziston vetëm në matematikë. - "Mihai Eminescu"
Ka një kategori të veçantë shurdhësh: ata që dëgjojnë vetëm çfarë thonë vetë. - "Tudor Mușatescu"
Lancimi i Projektit "Tricolor Albania"
20/05/2022 01:33 26 foto 0 video
Në ambientet e Ambasadës së Rumanisë në Republikën e Shqipërisë, më 20.05.2022 u bë promovimi dhe lançimi i projektit “Tricolor Albania”, një projekt dhe aktivitet i mbështetur nga Ambasada e Rumanisë në Republikën e Shqipërisë, me në krye Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Octavian Șerban, dhe me përkujdesjen e veçantë të Znj. Patricia Răduț, drejtuese e Zyrës Ekonomike dhe të Tregtisë pranë Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri.
Në aktivitet morën pjesë anëtarët e grupit të punës të këtij projekti, përfaqësues të shoqatave arumune në Shqipëri, miq dhe dashamirës.