Promovimin e librit “Për Dy Mijë Vjet”, sjellë në Shqip nga Gersa Rrudha

18/03/2025 14:05 15 foto 0 video
Më 18 mars 2025, në ambientet mikpritëse të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, u zhvillua një event me vlera të mëdha kulturore, akademike dhe diplomatike, promovimi i librit “Për Dy Mijë Vjet” të autorit rumun Mihail Sebastian, i përkthyer për herë të parë në gjuhën shqipe nga përkthyesja e re dhe plot pasion, Gersa Rrudha. Ky aktivitet u organizua nga platforma Tricolor.al, me mbështetjen e Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri dhe nën kujdesin e veçantë të Ambasadorit Sh.T.Z. Octavian Șerban, duke shënuar një moment kulmor në jetën kulturore shqiptare të këtij fillimviti.