Sipas të dhënave të fundit të marra nga INSTAT për
tremujorin e parë të vitit 2022 importet e mallrave arritën nje vlerë prej 207
mld lekë ndersa eksportet e mallrave arritën vlerën 120 mld lekë. Një defiçit tregtar
prej 87 mld lekësh i cili tregon realisht që subjektet shqiptare në tërësi janë
të varura nga importi i produkteve nga jashtë.
Dikush me të drejtë mund të pyes, se nga vjen ky defiçit
tregtar? Si ka mundësi? Si ndodh? Defiçiti tregtar ndodh për shumë arsye por në
rastin tonë ky defiçit formohet atëherë kur një vend nuk është në gjendje të
prodhojë aq mjaftueshëm mallra për “klientët e vet” , pra për konsumatorët e
vet. Në këtë rast konsumatorët i drejtohen tregut të jashtëm.
Pas viteve ’90 në Shqipëri pati një rritje të defiçitit
tregtar dhe ishte e kuptueshme pse dhe që cdo teori ekonomike e pranonte pasi
treguesi më kryesor ishte ai i rritjes ekonomike dhe zgjerimit. Dhe pas shumë
kohe pasi të ndërtosh infrastrukturën, ndërtimin e fabrikave etj. ndodh edhe
administrimi i këtij defiçiti tregtar. Ja pra, kjo nuk arriti të ndodh në
gjithë këto vite, të administrohej defiçiti tregtar pasi një defiçit të çon
drejt një borxhi. Koha e gjatë e cila ka vazhduar me më shumë importe sesa
eksporte të çon drejt këtij borxhi.
Një sasi mallrash e importuar mund të jetë një sinjal përdorimi
si lëndë e parë ose input për mallrat e eksportit e cila automatikisht do të
ndikonte në rritjen ekonomike. Por edhe në këtë rast nuk vërtetohet se mallrat
e importuar janë vërtetë në ndihmë te eksportit. Kryesisht mallrat e importuar
janë mallra konsumatore për tregun e brendshëm si nafta, energjia, ushqime etj.
Pa hyrë shumë në detaje kuptohet qe ekonomia jonë është e
drejtuar drejt importit dhe është një ekonomi konsumatore.