Shqip Română
Rreth Projektit

Deshira dhe Kenaqesia per te Qene Bashke

Tricolor.al eshte nje projekt i ideuar, projektuar dhe ndertuar nga nje grup miqsh nga Shqiperia, ish-studente ne Rumani dhe qellimi primar i ketij portali eshte te mbledhe bashke dashamires te Rumanise ne Shqiperi dhe dashamires te Shqiperise ne Rumani. Si fillim ky projekt u ideua per te qene dicka e vogel nga vetë ne si staf ku do te mund te kontribuonim sadopak te gjithe, por me pas ketij projekti ju bashkengjiten edhe persona te tjere te cilet ndajne te njejten deshire dhe pasion si ne - duke perfshire ketu Ambasaden e Rumanise ne Shqiperi.

Ky projekt tashme eshte me i gjere dhe me gjitheperfshires, i drejtohet cdokujt qe do te mesoje sadopak per traditat, kulturen, folklorin, arsimin, ekonomine, aktualitetin, sportin apo historite e suksesit ne Rumani dhe Shqiperi duke mundesuar ne gjuhen Shqipe dhe Rumune nje sere materialesh, artikujsh dhe informacionesh te dedikuara. Ne te njejten kohe, misioni i ketij portali eshte te sjelle edhe me prane dy popuj miq duke treguar per historine tone qe na ka bashkuar nder shekuj me qellim forcimin e te ardhmes tone te perbashket.

Përse Tricolor.al?

Kemi zgjedhur këtë emërtim të komunitetit dhe portalit tonë online duke kombinuar një simbol të Rumanisë me një prapashtesë që simbolizon Shqipërinë. "Tricolor" nënkupton (në rastin tonë) falmurin tre-ngjyrësh të Rumanisë dhe është termi më i përdorur në gjuhën rumune kur i referohen flamurit zyrtar të Rumanisë - për faktin se ky flamur është i formuar nga tre ngjyra: blu, verdhë dhe e kuqe. Për të kompletuar idenë dhe vizionin tonë, preferuam që domain e portalit ta regjistrojmë me prapashtesën ".al" duke nënkuptuar Shqipërinë (Albania) dhe në këtë mënyrë duke "formuar sërisht bashkimin e dy popujve tanë".

Në të njëjtën kohë, kuptimi dytësor i emërtimit te portalit për projektin tonë është "Tricolor"-ët e Shqipërisë.

element_20

Njihuni me Stafin Tonë

Le të njihemi së bashku. Ne jemi personat pas projektit Tricolor.al dhe shpresojmë që grupi ynë të zgjerohet çdo ditë e më shumë me vullnetarë të tjerë,

Dr. Ferjolt Ozuni

Pedagog, Sipërmarrës

Elda Ozuni

Mjeke Stomatologe

Niksmeralda Ozuni

Mjeke Stomatologe

Adri Softa

Mjek Stomatolog

Ilir Kostallari

Specialist për Projektet me Donatorë të Huaj

Dea Duka

Arkitekte

Jonian Omeri

Financier, Sipërmarrës

Gledisa Omeri

Mësuese

Gersa Rrudha

Filologe, Studiuese, Përkthyese