Shqip Română
Histori

"Arumunët e Shqipërisë"

"Arumunët e Shqipërisë"

Mbas vitit 1990, dhe veçanërisht mbas Konferencës  së Parë Kombëtare „Arumunët e Shqipërisë” që u  mbajt në Tiranë, më 5 prill 1992, në kushtet që krijoi  instalimi i demokracisë, filloi të ndriçohet dhe çështja Arumune/ Maqedono-Vlahe.

Dihet në pikëpamje historike se Arumunët e Shqipërisë  ashtu si gjithë arumunët e Ballkanit, janë autoktonë në vendet ku  banojnë prej 2000 e ca vjet më parë. Si ata janë edhe vëllezërit e  tyre arumunë/maqedono-vllehë që banojnë në Greqi, Maqedoni,  Bullgari, Rumani, Serbi... po ashtu edhe ata që banojnë dhe punojnë në Diasporë si në Amerikë, Kanada, Australi, Francë,  Gjermani, Hungari, Austri.

Shumë personalitete Europeane kanë bërë studime serioze me  vlere universale për jetën, historinë, Botën shpirtërore-materiale,  folklorin tradicional, kostumografinë, antropologjinë, dhe për  shumë fusha që paraqesin interes shkencor edhe për popullatën  arumune-maqedono-vllahe.

Disa prej të cilëve janë: G. Weigand, Thunman, Wace, Tompson, Iokli, Pukevili, Ierecec, Rosetti, Iorga, Matilda Caragiu, Saramandu, Këndroveanu, Vasile Barba, Hamp, Friedman, Stefan Muller, Thede Kahl, Demetries Peyffus, Cunia, Herbert Hens, Lazarou, Brown, T. Winnfrith, I.M. Qafezezi etj.

Kontribut me vlerë të madhe kanë dhënë dhe personalitete shkencore arumune/maqedono-vlahe si: Th. Kavalioti, Ukuta, Roja, Daniil, Th.Kapidani, P. Papahaxhi, M. Boiaxhi, Cuvata, N. Popnikolla, D. Vangjeli, A. Cufecu, Cunia, N. Ballamaci,  Ch. Mancu-Jorgoveanu, I. Perifanu, G. Vrana, V. Mustaka,A. Kristo... etj.

Nga ana e këtyre personaliteteve shkencore janë bërë studime, ekspedita, hulumtime nëpër kodikët e kishave të vjetra në ato të Voskopojës, Beratit, Korçës etj.; synimi ka qenë të nxjerrin në dritë Botën Materiale-Shpirtërore-Kulturore të arumunëve/maqedono-vllehëve të Shqipërisë.

Janë bërë testime për nxjerrjen në dritë të situatës realenë të cilën është dialekti fërshërot... nëpërmjet të një pyetësori prej 150-200 fjalësh që përdoren dhe lajmërime të shkurtëra ndërmjet 2-10 subjekteve nga Tirana, Selenica Korça, Fieri, Kavaja, Elbasani, Shipska, Dishnica, që kanë përkthyer nga shqipja në arumanisht. Këto testime në të njëjtën kohë do të  nxirrnin ndryshimet ndërmjet zonave arumune relative kompakte  të jug-lindjes dhe jug-perëndimit të Shqipërisë.

Bashkëbiseduesit arumunë dhanë përgjigje të 1.500 pyetjeve (subjektet ishin njëri nga Selenica-Vlora dhe tjetri ishte nga Korça).

Gjithashtu u regjistruan dhe tekste orale prej folësve të tjerë arumunë, të cilët banojnë dhe punojnë në Shqipëri.

Këto kërkime dialektore të drejtuara nga studiues si: A. Turkulet, Këndroveanu, T. Winnfrith kanë nxjerrë realisht se cila është situata sociolingvistike aktuale e arumunëve të Shqipërisë;  ndryshimet në kuadrin e dialektit; karakteristikat e bilingvizmit  arumun-shqiptar; kush është aktiviteti konkret i Shoqatës „Arumunët e Shqipërisë”; qendrimi i folësve faqe idiomit matern, problemi i statutit të këtij idiomi dhe përdorimi i saj në shkollë.

Arumunët/maqedono-vllehët banojnë në pjesën qendrore dhe jugore të Shqipërisë (Tiranë, Durrës, Kavajë); veçanërisht në jug të lumit të Shkumbinit, në zonën toske e quajtur „Toskëria”. Në jug të lumit Shkumbin gjenden arumunët/ vllehë në qytetin e Elbasanit dhe në fshatrat Shën-Koll, Gresa, Rrogozhinë, Peqin...). Kolektiva relative kompakte të arumunëve gjenden në jug-lindje të Shqipërisë dhe respektivisht në qytetet: Korçë, Pogradec dhe në perëndim në bregdetin Adriatik, në fushën e Myzeqesë me shtrirje nëpër luginat e lumenjve

Shkumbin, Seman, Osum, Vjosë, ndërmjet qyteteve Avlona/Vlorë/Valona, Berat, Elbasan, Fieri, Selenica.

Gjithashtu popullësia arumune/vllahe gjendet më në jug,  në bregdetin Ion, respektivisht në qytetet Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Përmeti (në këtë qark gjendet fshati Frashër dhe Kolonja me fshatrat që e rrethojnë). Sipas regjistrimeve dhe dokumenteve zyrtare shqiptare numëri i arumunëve që banojnë në Shqipëri është vetëm 60.000 veta. (Birgul Demirtas-Coscun, „The Vlachs. A Forgotten Minority in the Balkans”, London, 2001; apud Thede Kahl, „The Ethnicity of Aroumanians after 1990: The Identity of a Minority that Behaves like a Majority”, në „Ethnologia Balkanului”, vol. 6, viti 2002, faqe 156, ku zvogëlohet me qëllim numëri i arumunëve). Sipas revistës „Dimëndarea”, arumunët/vllehët janë joeksistues në Shqipëri.

Në regjistrimin e v.1989, vetëm 20 veta janë shkruar si „vllehë”. Ja, çfarë tregon një arumune/vllahe për diskriminimin nacional të arumunëve në kohën e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës. Quhet Sofia Kristaqi. Ja çfarë tregon ajo: „Po të theshe se je rëmën do të kishe të bëje me sigurimin e shtetit shqiptar i cili të fuste në burg; pastaj vinin persekutimet për familjen, sojin...”. Shprehje pejorative me nuancë diskriminuese qarkullonin për arumunët/vllehët në Shqipëri: „Llaci-facët”, në Tirane; „Cobani i m...” ose „dënce”, në Korçë, Pogradec etj...

Të shikojmë çfarë shkruajnë enciklopeditë e huaja për arumunët/vllehët. „Grande Diccionario Enciclopedico” (botimi i III-të, Torino, v.1967): „Në v.1955-1959 janë regjistruar 4.200 dhe 10.000 arumune”. T. Winnfrith sipas dy enciklopedive të tjera jep shifrat 35.000 (S. Horak, „East European National Minorites”, Kolorado, 1985) dhe 50.000 vllehë ( J. Petlifer, „The Blue Guide to Albania”, Londra, 1994). Në „Enciklopedinë e Shteteve të Botës” (Bukuresht, 1989) merren të dhënat zyrtare Shqiptare, sipas së cilës 97% e popullatës së Shqipërisë ka qenë shqiptare. Si minoritete jepen vetëm grekët, turqit, maqedonët (në kufirin 3%).

Në revistën „Dimăndarea”, H.Këndroveanu thotë: „Kam vizituar dy herë Shqipërinë në v.1992-1994; kam patur biseda me banorë rëmënë të këtij vendi. Ata më kanë deklaruar në esencë:

«Në këtë vend, jemi 500.000 arumunë/vllehë, nga të cilët 100.000 e flasin gjuhën amtare, por të gjithë e dinë se nuk janë shqiptarë, por rëmënë. Pa shkollë pas v.1945 kur Diktatura Komuniste e Enver Hoxhës i mbylli në mënyre barbare shkollat rumune në Korçë, Shipskë etj.». Të rinjtë nuk para e flasin gjuhën e nënës se u vjen turp. 50% e tyre e flasin dhe e kuptojnë mirë atë”.

Në një histori gjermane më e reja e Shqipërisë (Peter Bartl, „Albanien. Vom Mittelalter bis zur Gegenwart”, Regensburg 1995, p. 14) pohohet se arumunët dhe ciganët kanë qenë nja 10.000 veta në periudhën midis dy luftërave Botërore, nuk janë kaluar si minoritete në statistikat shqiptare. Duket sikur ata janë asimiluar në pjesë të madhe.

Hisoriani englez T.J. Winnfrith („Shattered Eagles Ballkans. Fragments”, London, 1995, Kap. „TheVlachs in Albania”), sipas të dhënave të dy informuesve (nga Tirana dhe Elbasani) pohon se në Shqipëri janë 162 localitate në të cilat jetojnë arumunët/maqedono-vllahët. Sipas prof. T. Winnfrith në qytetet jetojnë 100.000 vllahe.

 Shumë prej tyre nuk para e flasin arumanishten, vetëm se e konsiderojnë veten e tyre arumunë/vllehë, ndërsa një pjesë konsiderohen shqiptarë.

Për historianin englez fjala vllah ka dy kuptime:

 1) Njëri që e flet prej traditës arumanishten/vllahçen dhe

 2) njëri që ndihet arumun/vllah.

Studime serioze dhe me vlera ka bërë G. Weigandi i cili tregon një preokupim të veçantë për arumunët/vllehët e Shqipërisë (G. Weigand, „Die Aromunen. Etnographische-philologisch-historische Untersuchungen uber der sogenannten Makedo-Romanen oder zinzaren, Erster Band, Leipzig, 1895); C. Burileanu („De la Românii din Albania”, 1906); C. Noe („Les Romains Koutso-Valaques. Les populationes macedoniennes et la crise Balkanique, avec une carte etnographique en couleurs”,Bucarest, 1913); L.T. Boga („Românii din Macedonia, Epir, Tesalia, Albania, Bulgaria şi Sârbia. Note etnografice şi statistice”, Bucuresti, 1923); Th. Capidan („Fărşăroţii. Studiu lingvistic asupra românilor din Albania”, în „Dacoromănia”, VI, 1929-1930, Partea I, p. 1-210; idem, „Românii nomazi. Studiu din viaţa românilor din sudul Peninsulei Balcanice”, în „Dacoromănia”, IV, 1924-1926, Partea I, Studiu, Cluj, 1927, p. 183-35; idem, „Macedonoromâni.

Etnografie, istorie, limbă”, Bucuresti, 1942); Sextil Puşcariu  („Limba Română”, vol. 1 – „Privire generală”, Bucureşti, 1940, vol. 2 – 1976, harta 19); Nicola Saramandu („Harta graiurilor aromâne şi meglenoromâne din Peninsula Balcanică”, 1988, p. 225-245); T.J. Winnfrith (op. cit.)... etj.

Postime të Ngjashme