Shqip Română
Histori

"Gjuha Arumune / Vllahe" (Pjesa I)

"Gjuha Arumune / Vllahe" (Pjesa I)

Dhe Gjuha Arumune/Vllahe vjen nga Latinishtia  e vjetër. Dhe ajo është ndarë në dialekte si p.sh. dialekti fërshërot gramostean, meglo-romën, istro-romën. Arumunët/Maqedono-Vllehët dhe gjuha e tyre e nënës mbijetojnë prej 2000 e ca vjet më parë. Për këtë flitet  nga shekulli 10 (dhjetë).

Gjuha Vllahe ose Maqedono-Vllahe është si dhe gjuhët e tjera. Për këtë shkruhet në arumanisht dhe për  arumunët, botohen revista bëhen emisione radiodifusive, emisione televizive në arumanisht dhe per arumunët bëhen edhe Kongrese.

Arumunët/Vllehët janë jug-Danubianë. Latinishtia ka asimiluar një pjesë të kësaj gjuhe autoktone. Ky proces është shpërndarë në një sipërf, mjaft të gjerë dhe kompakte që shtrihet nga Karpatet e Veriut deri në jug të Ballkanit.

Në këtë sipërfaqe është formuar/bërë populli i vjetër rumun, mjaft i unifikuar nga fillimi deri në shek. VII-IX, kjo  nga shikimi lingvistik/gjuhësor. Gjuha rumune shprehet në  katër forma aktuale. Pjesa më e madhe e gjuhëtarëve njohin Rumanishten e vjeter, qe vazhdon afersisht e paprekur në  ato 4 format e kësaj gjuhe të përbashkët që korrespondon  me grupet e vjetra romane:

1. Rumanishtia (dako-rumune, vllahe).

2. Arumanishtia (Maqedono-Vllaheja).

3. Meglenita (me-glen-romena-vlaha) – variant i gjuhës arumune/vlahe e folur në jug të Danubit, në vendet e ballkanit.

4. Istriana (istro-romena-vlaha) folur në Gadishullin e Istrias.

Arumanishtia është gjuha e nënës e arumunëve që konfirmon vetëdijen e tyre gjuhëfolëse.

Kjo shënon që çdo arumun/vlah që ka një gjuhë të tijin ndjehet në vendet e Ballkanit një tjetërsoi nga  shqiptarët, grekët, sllavët, turqit. Jo vetëm në gjuhë, por po të analizojmë Botën shpirt mater, të arumunëve/maqedono- vllehëve dhe të shtrihesh në përrallat e vjetra, në këngët bukura me „hej”/„iso”, në zakonet e dasmës, në këngët e djepit, me të cilat nënat arumune u këndonin femijëve të tyre, në elegjitë e vdekjes, në këngët e kurbetit, në këngët e dashurisë që tregojnë me art dhe ndjenjë poetike dashurinë midis të rinjve (midis një vajze dhe një djali) arumun, në kostumet elegante popullore  të qëndisura me fije ari nga duart e florinjta të  grave arumune/vllahe të harmonizuara aq mirë me ngjyrat e ndryshme, në këpucët me gozhda hekuri, të  destinuara për në mal, në enët prej druri dhe bakëri që  përgatisnin bulmetin (djathin, kaçkavallin, gjizën, kosin që pritej me thikë, dhe në të tjera pamje të jetës, do të bindesh se arumunët/maqedono-vllahët kanë edhe ata  origjinalitetin e tyre si edhe popujt e tjerë.

Gjuha e tyre është ajo që është shkruar për arumunët  në mënyrë definitive në histori. Kjo cilësi e gjuhës së nënës së arumunëve u konfirmon „Të drejta të lexueshme” të drejta që eksistojnë veçanërisht për të qenë folur kudo nëpër  familje, rrugë, kishë, në literaturë, të drejta për të qenë analizuar si gjuhë funksionale, krahasuar me gjuhët e tjera.

Arumanishtia/Vlahishtia është një variant i „rumanishtes komune” (dhe jo i rumanishtes së pastër) dhe me pak  fjalë se ajo është gjuha funksionale e Rumunëve të veriut të Danubit.

Janë dy kategori arumunësh: „Autoktonë” dhe „në  diasporë”.

Arumunët që banojnë në vendet e Ballkanit (Greqi,  Shqipëri, Maqedoni, Bullgaria) janë autoktonë, d.m.th. nga lindja dhe si popujt „neolatine” ku banojnë edhe sot.

Arumunët e „diasporës” janë ata që gjenden në Botë  (në vendet e Europës fut brenda dhe Rumaninë, në Amerikë,  Australi, Kanada etj.).

Statusi i arumunëve „autoktonë” që banojnë sot në  vendet e Ballkanit është i indryshëm nga ato të arumunëve/ Vllehëve që banojnë në vendet e tjera në Botë. Arumunët që  banojnë në vendet e Ballkanit janë minoritet me popull, e  shumicës në shtetet ku banojnë.

Bashkimi i Europës po krijon një mendësi të re, reale, të drejtë, humane, demokrate dhe për arumunët/vllehët e Ballkanit dhe të Europës. Europa e Bashkuar nesër do të jetë si një kopësht i bukur, me lule të shumëllojshme dhe të shumëngjyrshme.

Do të jetë krim n.q. se nuk do të ujitet me ujë të pastër  edhe lulja e bukur arumune/Vllahe që të mos thahet dhe ajo,  por të mbijetojë si të tjerat.

Kjo cilësi e arumunëve/Vllehëve u konfirmon të  drejta, të akorduara në të gjithë Botën, në çfarëdo vend  për minoritetet. Por është nevoja/detyra që vetë arumunët/ Vllehët që banojnë në këto vende t’i kërkojnë, t’i mbajnë,  dhe t’i shpien përpara. Çdo ndërhyrje nga jashtë nuk do të  bëjë gjë tjetër vetëm që do të dobësojë realitetin e etnive në  Ballkan.

Emri i arumunëve duhet të jetë arumun dhe Maqedo- Vllah. Maqedono-Vllah është një term që është përdorur nga Babai i „Gramatikës Arumune ose Maqedono-Vlahe”  Mihal Boiagi, 200 vjet më parë në Vienë të Austrisë më 1813. Ky emërim etnik eliminon çdo gjë prej konfusionit. Maqedono-Sllav është tjetër gjë nga Maqedono-Vllah, etj...

Arumunët janë të krishterë Orthodoksë. Orthodoksia  e tyre ka specifikën e saj në krahasim me atë të rumunëve të  veriut. Fjalori i arumunëve përmban shumë pak elemente të  ritualit orthodoks, por literatura rituale është si ajo shumë  e rrallë. Në fakt, arumunët nuk kanë pasur një kishë orthodokse korrekte të organizuar. Kisha Greke u është imponuar në mënyre absolute. Arumunët/Maqedono-Vllehët  duhet të kenë një synim të vetëm:të ruajnë dhe të kultivojnë  gjuhën e nënës dhe zakonet/traditat e tyre të pasura.

Siç është thënë më sipër lulja e bukur arumune (Maqedo-Vllahe) duhet të ujitet nga vetë arumunët që  të mundim të transmetojmë nga brezi në brez amanetin e  stërgjyshërve tanë 2000 e ca vjet më parë.

 

Ky është studim Akademikes prof. dr. Matilda Caraxhiu Marioceanu, që ka një  kompetencë profesionale të fituar direkt dhe indirect nga profesorët e saj me emër Theodhor  Kapedani, Perikli Papahaxhi, Tache Papahaxhi, Aleksandro Rosetti, Iorgu Jordan, Nikolla Jorga.

 

Postime të Ngjashme