I dashuri i gjyshit!
...Se të gjitha punët
(gjerat) kanë dy faqe dhe asnjì nga ne nuk di çfarë na fsheh dita e nesërme, as
cila është. Në fillim të gjitha vërtiteshin afër kishës, në shkollë mësoheshin ato prej të
cilave kishin nevojë që të bëheshin priftërinj.
Me kalimin e kohës
dhe me lidhjet që bëri me perëndimin, filloi dhe Voskopoja të hapej kah punëve të tjera.
Ishte prej vitesh në
Voskopojë një shkollë në të cilën njerëzit dërgonin fëmijët të mësonin prej
„Nea Akademisë” („Akademisë së Re”). Drejtimi i qe dhënë njeriut të madh të
mësuar Voskopojar, me emrin Teodor Kavalioti i cili kishte bërë disa vite afër
një filozofi grek me emër të madh Evgjeni Vulgari nga Poli (Konstandinopoja).
Ai doli filozof.
Kavalioti njihte më të mëdhenjtë e ditur të perëndimit. Nën drejtimin e tij
Akademia u bë ajo më e madhja, më e dëgjuara shkollë e Ballkanit. Njeri i
rregjur me gjuhët e huaja, njihte nja tre-katër. Kavalioti nuk mund të mos
vinte pyetjen: „Pse gjithë Bota mësojnë gjuhën e tyre dhe ne jo?!”.
Te ai në shtëpi
shikonte Sërbët dhe Bullgarët që shkonin në shkolla ku mësohej gjuha sllave,
gjuha e tyre e vjetër. Kishin dhe një alfabet të bërë apostafat/posaçërisht për
ata.
Vetëm arumunët duhej
t’i mësonin të gjitha në greqisht. Është e vërtetë se në atë kohë njerëzit nuk
para pyesnin, se gjëja e damarit (e
origjinës) nuk vihej në dukje.
Se tanët ishin shumë
nëpër rrugë, bënin allishverishe me të gjithë njerëzit dhe gjuha me të cilën
kuptoheshin ishte greqishtja, vendi i
turqve ishte i madh dhe ti di që ata nuk para kishin të drejtën të bënin
trazira se nuk i linte Allahu, nuk bëhej qeder i madh për këtë. Mbasi bënë
lidhje me perëndimin me kohë panë/shikuan dhe ata se njera nuk ngjasonte me
tjetrën. Ishte e drejtë të arrinin të pyesnin një ditë.
Jashtë nga ata që
ishin të angazhuar të njihnin gjuhët e huaja, të gjithë ata që punonin me të
huajt dinin greqisht, sërbisht, bullgarisht, turqisht; të tjerë njihnin
italishten, gjermanishten, ndërsa të tjerët që rrinin me kopetë e dhenëve nuk
kishin përse t’i mësonin ato, por vetëm arumanisht.
Ku do të mësonin gratë dhe fëmijët gjuhë
tjetër? Ti vallë do të sjellësh ndërmend akoma nga gjyshja tënde, ti ishe i
vogël kur vdiq e ndiera, nuk ishe më shumë se 7-8 vjet, ka kaluar që atëhere
nja 15 vjet, gjyshja tënde e mjera nuk dinte asnjë fjalë greqisht.
Kur një ide hyn në
kokë dhe kur fillon të rradhitet në zemër, pret sa më shpejt ose më vonë të
zërë trup/të konkretizohet. Kavalioti do të kishte diçka nën kësulë se
papandehur, meqë Voskopoja kishte një nga më të mëdhatë tipografi të Ballkanit,
nxori një libër që u quajt „Protopiria”, d.m.th. të mësuarit e parë, gjë për të
cilën kishin nevojë për të filluar studimet për priftërinj ose psaltë në atë
kohë.
Deri këtu s’ishte dhe aq punë e madhe. Kishte dalë dhe tjetër herë një libër i
tillë, por Kavalioti, për herë të parë në librin e tij futi një leksik (fjalor
si i themi sot), dhe ky leksik (fjalor) kishte tre gjuhë: rumanishten/vllahen,
greken dhe shqipen.
Gjithë libri ishte
shkruar me shkronja greke, por në fund kishte vënë, ashtu si për shaka dhe disa
fletë me shkronja Latine. Mbase donte të shikonte si dalin fjalët e shkruara
kështu dhe për më tepër si do ta merrnin grekët. Mirë nuk e kapen sepse libri i
tij i vogël, që mund të kalonte pa u parë, u bë i tillë që kur doli. Ky libër
ka një histori të madhe dhe që do ta them me tjetër synim herë tjetër. Si ishte
pritur atje ku ishin të gjitha në fuqinë e Patriahisë?
Nuk mund të bëhej
punë e madhe sepse prej Voskopojës kishin ikur shumë njerës se jeta nuk ishte e
sigurt.
Lidhjet me Venetikun
kishin filluar dhe ato të merrnin ujë. Venetiku kishte humbur shumë nga fuqia
që kishte njëherë e një kohë dhe tregtarët Voskopojarë kishin kthyer në mbrëmje
kah Viena.
Atje djemtë e tyre shkonin nëpër shkollat
gjermane, njohën rumunë që kishin erdhur nga Transilvania, morrën më shume
lidhje me Gjuhën Latine.
Ishte më e lehtë Viena
sesa të bëhej Moskopolea (Voskopoja). Kështu u dukej atyre. Dora e Patriarhut
ishte shumë e gjatë, i arriti edhe atje. Ukuta bëri një abecedar për fëmijët,
Boiagi një gramatikë, Rozha filloi të shkruajë një histori të Arumunëve
(Vllehëve).

