Libri që mbajmë sot në dorë është libri i jastëkut të arumunëve, pse:
1. Është Gramatika e Parë Shkencore shkruar me gërma Latine që ka bërë për gjuhën
amtare/materne të arumunëve.
Arumanishtia e Boiaxhiut është gjuha që e flisnin
prindërit e tij rreth viteve 1750 në anët e Voskopojës, është gjuha e dorëshkrimit të Nektarie Tërpos
(1731), gjuha e Th. A. Kavaliotit, Danil
Moskopoleanit dhe e Konstandin Ukutës (të tre botuan në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit
XVIII).
Se thotë Boiaxhiu në Parathënie: „Dhe të vij tani në punën time, unë dua të jap këtu Gramatikën e gjuhës
maqedonovlahe ashtu siç flitet ne jugun
e Danubit. Prandaj, krahasimi me të folmen
e veriut të Danubit nuk do të jetë pa interes për njerëzit tanë dhe për të huajt e ditur”.
Gjuha e Boiaxhiut – dhe më shumë gjuha e teksteve – është arumanishtia e pastër. Nuk do të thotë,
neologjizmat që i sjell në gjuhë mund të
duken – dhe janë – të huaja, mund t’i duken
pak njeriut jo të ditur, por si thotë shumë bukur Ukuta: „Dhe të mos e kesh për turp se përse... huazojmë
nga gjuhë tjetër, se të gjitha gjuhët që
janë në jetë huazohen njera me tjetrën” (nga Parathënia „Lexuesit”, në
„Pedagogjia e Re”): nuk kishte çfarë të bënte
Boiaxhiu, duhej të merrte fjalë latine, greke, rumune, nga rumunët e veriut të Danubit, që i njohu shumë
mirë në Vienë, Pesta dhe Buda.
Idea e tij nuk është vetëm e saktë,
por gjeniale për një profesor të asaj
kohe: rruga ajo më e mira dhe më e lehta për të mësuarin e gjuhës është huazimi (nuk do
të thotë, atëhere kur nuk ka fjalë në
gjuhë dhe nuk mund të formosh fjalë të tjera).
Shqetësi – më i madh nuk është se i solli në gjuhë
këto fjalë të huaja, por se Gramatika
dhe tekstet e tij nuk qenë shumë të njohura
në kohën e tij, që të zinin këto fjalë rrënjë dhe gjuha e jonë të ishte e pasur. Libri i Boiaxhiut u
adresohet arumunëve të Gadishullit
Ballkanik – ku greqishtia ishte gjuha e shkollës – dhe Austro-Ungarisë.
Prandaj është shkruar në dy gjuhë, është
bilingve: të gjitha rregullat për shkrim, shqiptim, lakim, zgjedhim, për funksionin sintaksor etj. janë
dhënë në gjuhët greke dhe gjermane.
Ngandonjëherë kur fjalët janë vënë në tre kollona, Gramatika ngjan/duket
trigjuhëshe/trilingve, por nuk është
ashtu: arumunashtia është gjuha përshkruese, dy të tjerat janë gjuhë me të cilat përshkruhet
arumanishtia, që ta kuptojnë të gjithë
arumunët e shpërndarë nëpër Europë.
Fakti është, se një i ditur arumun i
asaj kohë kuptoi se ishte e nevojshme të përshkruhet arumanishtia si gjuhë
materne/amtare në një Gramatikë
Shkencore, sipas modelit të gramatikave klasike, i ofronte këtij libri vlera dokumentuese, me
të cilin një popull me një gjuhë të
veçantë hyn në historinë Europeane.
Gramatika e Boiaxhiut është akti i
zyrtarizimit i një gjuhe të një populli European
që nuk është as shqipe,as greqishte, as sërbishte, as turqishte, një gjuhe që është tjetërgjë,
ndërmjet gjuhëve të tjera Balkanike.
Titulli me të cilin Boiaxhi e pagëzoi librin ka ai të vetmen vlerë të dukumentimit: dhe në greqisht dhe në
gjermanisht,
Gramatika ka dy seri epitetesh etnike: „Gramatiki Romaniki Itoi Makedonovlahiki”
dhe „Romanische oder Macedono Wlachische Sprachlehre”. Me epitetin
romaniki/romanische Boixhiu deshi të
thoshte arumune/aromëneaskë; në kohën e tij nuk egzistonte akoma një traditë që të fiksonte emrin e
arumunëve (dhe sot janë akoma pengesa:
ne quhemi prej kohësh arumunë/aromënj dhe Boiaxhi dinte shumë mirë këtë punë/gjë, ashtu
siç dinte se ky emri yni vjen nga
Romanus. Libri i tij ishte shkencor (njeriu ishte një erudit siç shihet edhe nga Tekstet që i shkroi
në pjesën e fundit)
Emrin e shtëpisë „Arumănă”/„arumënë”, e ktheu që të ketë një formë më të lehtë për t’u njohur. Se është
kështu shihet dhe nga Tekstet, ku
Boiaxhi shkruan: „(Dialogos) metaxi Enos Romanon kai enos Graikou/Gesprăch zwischen einem
Romanen und einem Griechen”. Romani nuk
ishte as një i Romës – së vjetër apo së re- as edhe një Român/rumun i veriut të
Danubit (se Boiaxhi e thotë qartë se
„dua të jap këtu Gramatikën e gjuhës maqedonovllahe” shiko më lart).
Por argumenti bazë është dhënë në serinë tjetër 8të epiteteve:
makedonovlahiki/macedonowlachische. Por se seria e parë ka si radikale fjalën Romanus, kjo seri
ka na bazë fjalën vlahu (latin) dhe
maqedon, d.m.th. vlahi/vllehe (latini romani) maqedonianë, emër që u japin Arumunëve gjithë
fqinjët! Me këtë rrugë, Boiaxhi nuk le
asnjë dyshim, asnjë konfuzion të mundshëm.
Gramatika e tij nuk është një
Gramatike rumune ose maqedono- rumune, siç e interpreton Perikli Papahaxhi, por
është Gramatikë rumune, siç e interpreton Perikli Papahaxhi, por është
Gramatikë arumune ose maqedono-vlahe,
ashtu siç i thotë Boiaxhi, me shumë të
drejtë dhe intuitë prej njeriu të ditur. Prandaj themi se vetë titulli që i dha Boixhiu ka fuqinë e
dokumentimit të aktit zyrtar që teston
individualitetin e Arumunëve dhe vendin e tyre në familjen e madhe të popujve me gjuhë
romane. Në të gjitha këto i shtohet një tjetër meritë e madhe Boiaxhiut dhe jo
më pas se të tjerat: fakti se ai shkruan librin me alfabetin latin.
Dihet se shkrimet e para në gjuhën
tonë, që i emërova më sipër, dhe që
dolën në shekullin e XVIII, ishin të gjitha me gërma greke/ greqisht. Nga sa
dimë deri tani, hera e parë që shkruhet me gërma latine/latinishte në librin e
një tjetri arumun, Gh. C. Roja, në vitin 1809.
Rozha me gjithë se propozon një alfabet latin, ai shkruan dhe me alfabetin Cirilik siç shkruanin akoma në
atë kohë rumunët e veriut të Danubit.
Dhe gjuha e tij është shumë e përzierë, është të themi ajo që është, rumanishtia e Daçies me
fjalë arumanishte.
Prandaj duhet ta konsiderojmë Boiaxhiun, të parin të ditur arumun që
përktheu alfabetin latin në shkrimin arumanisht.
Asnjë s’mund të thotë „nuk keni alfabet, tani luftoni ta bëni”, alfabetin e kemi nga stërgjyshi ynë Boiaxhi: nuk
kemi një shkrim unitar/të njësuar, kjo
është barra e jonë, ta bëjmë. Kjo do të jetë etapa e tretë e historisë së
shkrimit arumanisht, etapa e unifikimit ortografik
dhe gjuhësor, çdo të thotë kjo:të gjitha variantet e të gjitha të folmeve
arumanishte, fonetike dhe morfologjike, duhet
të reduktohen në një numër të mbledhur dhe konstant e të pandryshueshëm, që me dëshirën tonë dhe të
të gjithëve, t’i flasim dhe t’i shkruajmë, të gjithë, njësoj, që të kemi një
gjuhë dhe shkrim të njësuar/unitar. Siç
thamë kjo punë mbetet për t’u bërë.
2. Parathënia e shkruar nga Boiaxhi është akti i zgjimit tonë si popull me
individualitetin e veçantë në Gadishullin Ballkanik, një popull i cili ka
gjuhën e tij dhe që ka të drejtën të kultivohet në gjuhën e tij amtare/materne.
Shkruan Boiaxhi në Parathënie:
„Çdo gjuhë është një gjurmë e shpirtit human. Sa më shumë gjuhë që të dijë
njeriu aq më shumë rrugë do të mësojë; të hape shpirtin e tij dhe aq me shumë
multilateral do të jetë ai”. Prandaj akoma nga Enniusi mbahet kjo fjalë e
vjetër: „Quot linquas = linguas calles, tot homines vales”. Mirëpo këtë
multilateralitet
nuk mund ta arrijë asnjeri vetëm me një gjuhë, sado e saktë që të jetë ajo. Dhe më tej: „Hotentots të ishin
vllehët dhe tërë-tërë do t’u mbetej e drejta dhe kujdesi të kultivoheshin në
gjuhën e tyre, rrugë ajo më e mira e të
gjithave”.
Këto ide të reja, që ishin idetë e
kohës kur jetonte ai, e bëjnë Boiaxhiun një humanist të madh të asaj epokë: një arumun patriot që deshi
t’i, mësonte vëllezërit e
Austro-Ungarisë dhe të Gadishullit Ballkanik në gjuhën e tyre amëtare/materne.
Me këto ide Parathënia e „Gramatikës” së Boiaxhiut është si një Memorandum
që kërkon nga Bota Europiane, nga vëllezërit e gjuhës Latine ndihmë dhe të
drejtat që të mos humbasë kjo gjuhë motër. Se thotë Boiaxhiu: „Gjuhët motra, që
i thashë më lart (italishtia, frëngjishtia, spanjishtia), ishin në origjinë po
ashtu dhe akoma më shumë pa ndihmë dhe të varfëra, siç duket sipas librave të
tyre vjetra; dhe me gjithë këto p.sh. gjuha italiane është sot gjuha e
përgjithshme e këngës/muzikës në të gjithë Europën, paçka se në ato vende
flitej dhe shkruhej dhe gjermanishtia, anglishtia, frengjishtia” (nga Hyrja-Parathënia).
Parathënia e Boiaxhiut është një akt kulturor i një rëndësie të madhe për
historinë e kulturës arumune.
3. Tekstet që mbyllin librin e Boiaxhiut janë origjinale, të papërkthyera,
të shkruara në prozë, dhe janë të parat tekste letrare të letërsisë
aromëneaskë/arumune. Shkrimet e shek. XVIII („Liturgjia arumune”, „Fjalori” i
Kavaliotit, „Pedagogjia e Re” e Ukutës dhe „Kodeksi” i Dimonies, më i riu me
10-20 vjet, të dy teksteve të mëpasme) janë punime me karakter didaktik
(fjalori, rregullat e shkrimit) janë më shumë fetare (Liturgjia/Bibla, lutjet, psalmet
etj.). Jashtë Parathënies së Ukutës, që është një predikim shumë i bukur në
prozë, dhe fjalorthi në katër gjuhë i Danilit, që është shkruar si një punim në
prozë (me fjalë të lidhura në fjali dhe fraza, por të shkruara njera nën
tjetrën si në një fjalor çdo fjalë është përkthyer në të katra gjuhët:
greqisht, arumanisht, bullgarisht dhe shqip), shkrime letrare nuk kemi deri te
Boixhiu.
Tekstet e tij, më të shumëtat jane dialogje (3/4 e tyre), pjesët e tjera janë,
siç thashë më lart, fabula, përralla, dhe histori. Janë shkruar me shumë
lezet/nur dhe gëzim; fjala është e kërkuar, qesëndisjet e fjalëve janë të
zgjedhura, plot me bukuri; autori është erudit, di shumë gjera të vjetra dhe të
reja, elementet moralizuese janë të ndihmuara me përshtatje nga latinishtia dhe
greqishtia, dhe prej fjalësh të vjetra pleqsh; historira që të mbartin në të
tjera kohëra dhe në të tjera vende: kur në Athinë, Romë ose në Londër, kur në
Indinë e Braminilorit ose në vendet e Sçicve; njerëzit që historizojnë janë kur
filozofë, të ditur si Sokrati, Ksenofoni, ose Soloni, ose janë konsuj si Paul
Emiliu, tiranë si Dionisi, por më të shumëtat e herës, janë njerëz të radhës/të
zakonshëm, të mirë si kafshët e mira të shtëpisë, ose të këqinj si egërsirat e
pyllit në përrallat.
Boiaxhi shkruan me mall dhe me dashuri për arumunët/arëmënamen, ai do të
jetë i dëgjuar, vënë në hesap/i vlerësuar, i kujtuar, ai do të sjellë dritë dhe
gëzim në shtëpitë e arumunëve; ky është „synimi” dhe ky do të thotë „krijim
artistik”, sado modest që të jetë ai.
4. E qara dhe dashuria e Boiaxhiut për gjuhën dhe për njerëzit që e flasin,
që të mos humbë as ajo, as ata, na duken sot, pas 196 vitesh, sikur i dëgjuam
dje: prandaj kur mbajmë në dorë këtë libër, shpirti ynë duhet të përulet ashtu
si shpirti i të krishterit përulet kur mban në dorë Biblën/Evangjelien.

