Shqip Română
Histori

“Personalitete të mëdhenj Arumune”

“Personalitete të mëdhenj Arumune”

Në Hungari Arumunët kishin kompani tregtare. Me paratë e fituara ndërtuan monumentet më të rëndësishme, shtëpi dhe 20  kisha, si p.sh. Kisha e Miscolcit, e llogaritur njera nga më të bukurat e Europës Qendrore. Arumunët ndërtuan në Budapest ndërtesa nga më të rëndësishmet (vetëm familia Mocioni) kishte 17 me më shume kate, disa prej tyre ishin të projektuara nga arkitektë të dëgjuar në atë kohë. Pallati më i bukur i kryeqytetit qe ndërtuar nga Arumuni Nako.

Grekët e Hungarisë ishin tregtarë të mirë. Ata krijuan shumë kompani mikse së bashku me arumunët e zgjuar dhe të talentuar të atjeshëm. Ndërkohë duke u nisur nga idea e besimit orthodoks, komuniteti i arumunëve dhe ai i grekërve të Pestës  ndërtuan së bashku në vitin 1788 të parën Kishë Orthodokse Greko-Vllahe. Xhentëlmenët/Nikoqirët Arumunë kërkuan më vonë  që t’ju jepej një prift që ta bënte liturgjinë/ceremoninë në gjuhën arumune/maqedono-vllahe. Në këtë kohë dolën ca grindje midis komunitetit grek dhe atij arumun të Pestës, por që në fund u kuptuan dhe zgjodhën një prift grek dhe një arumun që e bënin leximin në rregull, në të dy gjuhët greke dhe arumune.

Të dy popujt patën në fillim një shkollë greko-arumune. Në vitin 1808 iu dha e drejta arumunëve të kishin një shkollë vllahe veçan asaj greke. Kështu ishte ndërtuar Shkolla Normale Maqedono-Rumune, për të cilën studiuesja Maria Bereny thotë se qe ndihmuar shumë nga ana e nikoqirëve levendë arumune (Gheorghe Simeon Sina, Emanuil Gozhdu).

Emanuil Gozhdu lindi me 9 shkurt të vitit 1802, në Oradea të (Rumanisë) nga një familje arumune, origjinën nga Voskopoja e famshme. Mbaroi fakultetin e Oradeas dhe Pojon. Shkoi pastaj në Pesta ku filloi karrierën si avokat. Me proceset e fituara me zotësinë e tij arriti shpejt të bëhet një emër shumë i njohur. Qe zgjedhur anëtar i Shtëpisë së Manjatëve (për Legjislativin e Ungarisë).

Ndihmoi shumë për modernizimin e legjislaturës së Hungarisë dhe qe i pari që kërkoi të jetë ndërruar gjuha Latine me atë Hungareze në radhën e proceseve gjyqësore. Me paratë që i i fitoi me proceset gjyqësore bleu shumë shtëpi në qendrën e  qytetit, disa çifliqe, livadhe dhe më shumë aksione nëpër banka. Që i ri hyri në lidhje me shkrimtare hungarezë, punoi derisa  bindi/kandisi të shkruheshin vjershat në gjuhën hungareze, vjersha që ishin botuar në vitin 1826.

Gjithashtu shkonte dhe në  salonin e letërsisë që mbahej në shtëpinë e Atanasie Grabovskit, një tjetër i madh arumun. Këtu njohu korifenjtë e shkollës  Aredeliane dhe po këtu lidhi një shoqëri të ngushtë me atë që arriti të bëhet Mitropoliti i Transilvanisë dhe Ungarisë, i madhi  Andrei Shaguna nga prindër arumunë prej Mishkolcit.

„Nën influencën e Shkollës Latine të shkolluarit arumunë u përpoqën të shpien përpara punën e filluar nga Ukuta duke kërkuar të venë themelin për të shkruar në të folmen e dadës/nënës për arumunët e Ballkanit dhe për kolonitë arumune të  Vienës, Budës, Pestës, Transilvanisë” – shkruan Maria Bereny në studimin e saj për koloninë Maqedono-Rumune të Pestës.

Një dëshmi janë dhe librat e Boiaxhiut dhe Rozhës po dhe shumë dorëshkrime në arumanisht shkruar nga të tjerë autorë të   përkthyera dhe të mbledhura nga Grabovski.

Emanuil Gozhdu mbështet këto botime në arumanisht. Po ashtu Gozhdu ndihmoi aksionet kulturore të Budapestës.

Bashkëpunoi në revistat „Vivlioteca Romëneaskë” të Stefan Niagoie. Vuri themelin e shoqatës për gjuhën dhe kulturën rumune „ASTRA” (të Sibiut) si edhe Shkollës së Arteve dhe Zanateve të Budapestit që arriti me vonë Politeknike.

 Dha para për bërjen e një Liceu në qytetin e Lugoj-it (Romania) dhe po ashtu ai krijoi më 1861 „Komitetin e të Rinjve Juristë” të Universitetit të Pestës. Në vitin 1832 u martua me Atanasia Pometën, me të cilën pati një çupă, Maria Kornelia, që vdiq kur ishte një vit.

Që nga ajo kohë, Gozhdu kërkoi të ndihmojë me gjithë çfarë mundej, të rinjtë rumunë që vinin për studime në Budapest. Shtëpia e tij ishte hapur për të diturit dhe të rinjtë që kishin nevojë për ndihmë. „Në shtëpi fliste me të huajt në gjuhën e tyre, me rumunët fliste rumanisht, ndërsa me arumunët dhe familjen fliste arumanisht” – shkruante avokati Partenie Kosma, që e njohu mirë Gozhdun. „Ishte krenar për fisin e tij dhe për atë që ishte i besimit orthodoks”. Kur rrinte në tavolinë bënte kryqin ndërsa për Pashkë, këndonte „Krishti u Ngjall” me shumë dashuri.

Si i krishter-orthodoks i mirë dha shumë para për kishat që i ndërtuan tregtarët arumunë në Budapest. Ai doli në dritë edhe në jetën politike. Qe në Komitetin Superior të Lugozh-it, deputet i Tinka (Bihor) duke luftuar për të drejtat e rumunëve të Perandorisë Habsburgëve. Por kuptoi se rëndësi më e madhe duhej t’i jepej kulturës, punë që e bëri deri në orën e fundit kur mbylli sytë në shkurt të v.1870. Qe varrosur në ditën 5 shkurt me nderim të madh në varrezën Kerepesi të Pestës.

Një vit para vdekjes bëri një Testament nëpërmjet të cilit tregoi se si duhej t’i ndahej pasuria. Një pjesë të pasurisë ia la gruas së dytë (sepse e para i kishte vdekur). Me pjesën tjetër të pasurisë u bë një Fondacion që t’i mbartte emrin, dhe që të ishte kumandarur nga Kryesia e Kishës Orthodokse Rumune. Fondacioni „Gozhdu” kishte si synim që të mbështeste kulturën dhe besimin orthodoks.

Ai besonte se vetëm nëpërmjet një elite të diturish mund të përparonte një popull. Gozhdu në Testamentin e tij parashikonte të jepte shumë bursa për të mësuar të rinjtë që nuk kishin para, ama që të kishin merak të madh për studime dhe që të ishin të besimit orthodoks. Testamenti qe hapur nga Mitropoliti Andrei Shaguna që bëri pjesë nga e para përfaqësuese e drejtimit të Fondacionit „Gozhdu”, e llogaritur si një nga më të mëdhatë fondacione private në Perandorinë Austro-Hungareze.

Fondacioni „Gozhdu” punoi midis viteve 1870-1952, në këtë kohë pasuria u rrit nëpërmjet kapitalizimit të aksioneve nga bankat Hungareze. Nga fillimi dhe deri në Luftën e II Botërore Fondacioni „Gozhdu” dha 37.778, bursa dhe ndihma për nxënës, studentë, doktorantë/më shumë se 1.200 bursierë „Gozhdu” mësuan në Universitetet dhe Akademitë e Kluzhit, Budapestit, Vienës,

Schemintzit, Berlinit, Zyrihut, Karlsruhes, Jenes. Nga radha e tyre dolën njerës të shkencës të dëgjuar në të gjithë Botën si p.sh. Oktavian Goga, Viktor Babes, Traian Vuia, Dumitru Stëniloaie...

Njëkohësisht për Luftën Fondacioni „Gozhdu” dha shumë para për shtetin Hungarez që ishte në zor. Mbas Luftës së Parë Botërore pasuria e Fondacionit mbeti në Hungari, ama përfaqësuesja ishte akoma në Sibiu. Mbas prishjes së Monarkisë Austro-Ungareze, nëpërmjet Traktatit të Trianon (1920) Ungaria takste se do të ndante pasurinë rumunëve Orthodoksë të Rumanisë (90%), të Jugoslavisë (6%), Çekosllovakisë (6%), dhe të Hungarisë (4%).

Në v.1952, nëpërmjet një ligji komunist Ungarez, Fondacioni „Gozhdu” qe shtetëzuar. Aktiviteti i saj si në Rumani, si në Ungari qe ndaluar. Pasuria e Fondacionit „Gozhdu” të Budapestit përbëhej nga 8 ndërtesa me tre kate të gjendura në një kalim që kalon prej xhadesë Kiraly nr. 13 deri te xhadea Dob nr. 16; shtëpia që prej xhadesë Hollo nr. 8, 600.000 korona ungareze, shumë aksione në banka dhe shumë gjëra me vlerë..

Postime të Ngjashme