Secilin prej jush ta
pyesësh çfarë je ti? – përgjigjja e të gjithëve 100% do të jetë: „Jam arumun,
ose rumun”. Në tërë jetën time nuk kam dëgjuar tjetër përgjigje.
Historianë,
gjuhëtarë, filologë, etnografë me profesionalizmin e tyre japin vetëm këtë përgjigje.
Antropologjia e kulturës dhe koskave të
njerëzve tregojnë se arumunët kudo që banojnë janë një damar, një gjak, kanë një antropologji
kulturore dhe të koskave.
Gjuha Arumune është
njësoi në të gjithë arumunët ose rumunët/ rëmënët.
Zakonet siç kam parë
unë, ashtu dhe si kam lexuar/zgjedhur nëpër
libra, ashtu siç kam dëgjuar, janë të zakonshme.
Gjuha Arumune ose
Rumune ka dhe dielekte. Në Shqipëri njihen dialekti fërshërot, grabuvean, i
mixhidonëve, dhe të tjera variante më të
vogla, të cilat nuk jane dialekte por kanë disa fjalë veçan nga këto dialekte më të mëdha.
Kur folëm me
filologun e Universitetit „Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, profesor Albert Riskën, pyetjes
sime se kur një dialekt mund të quhet
gjuhë e veçantë, ai më tregoi: „Gjuha është një kod.
Njerëzit u kanë vënë
emrin objekteve të natyrës, fenomeneve dhe kështu merren vesh ndërmjet tyre komunikojnë”.
Derisa ata me këtë kod komunikojnë
lehtë, kuptohen njeri me tjetrin d.m.th. se dialektet nuk janë bërë gjuhë të veçanta,
mbeten dialekte.
Dhe në pyetjen time
për të: „Kur një njeri quhet se e ka humbur gjuhën?”. Ai mu përgjigj: „Kur ke një mall të
madh në çfarë gjuhë thua: «Oh, nëna ime ose kur të zë inati si e jep mallkimin,
në ç’gjuhë».
Në këto situata njeriu nuk flet me mendjen,
por fjala i del nga shpirti”.
Nga kjo unë kuptova
se arumanishtia është një. Unë, nikoqiria ime, vajza, djali, mbesat flasim rumunisht,
ndihemi arumunë, edhe ndonjëherë, dhe në
situatë të rëndë të diktaturës së gjatë nuk na shkoi ndër mend të thonim që
s-jemi arumun, ose të na vinte
zor se ishim popull i tillë. Tani t’ju tregoj për
qytetin e Elbasanit, për arumunët e
atjeshëm. Kjo situatë e këtij qyteti është në të tërë Shqipërinë. Qyteti i Elbasanit është shtrirë në veri të Shqipërisë.
Ai shtrihet në të
djathtë të Lumit Shkumbin kur ecën që atje ku buron ai. Në anën e Veriut ka kodra të
mbuluara me ullinj, ndërsa në fushë ka
plantacione agrumesh, rrushi, hurma etj.
Në të majtë të Lumit
Shkumbin ngrihen malet Polis, Zavalina, Gjinar, dhe pas tyre Mali I Lenies, që
është si një parajsë ose siç tregon
shkrimtari arumun Dimu Tarusha: „Është hyrja e parajsës”.
Është një luginë që e
rreh shumë era e Detit Adriatik, prej të cilit është larg 80 Km. Kjo pozitë gjeografike qe
pëlqyer nga arumunët sepse në një
largësi prej 30-50 Km është larg fusha deri në malet.
Kështu ata zbrisnin
dimrit nga mali, ndërsa verës delnin në male.
Se arumunët banojnë
në Elbasan prej shumë kohësh tregon një
korrespondencë e dërguar nga Elbasani në v.1901 e botuar në Revistën e studentëve të Bukureshtit. Ja,
çfarë tregon kjo:
„Në v.1901, në
Elbasan kishte 170 familje arumune. Mëhalla më e madhe ishte «Shën Nikolla». Ndonja 50
familje jetonin afër burimit të
Shkumbinit. Atje kishte ndonja 130 familje arumune të ardhur nga Llënga, Grabova, Voskopoja. Nja
50 familje rrinin në mëhallën Tanacioti,
se këta arumunë ishin nga Niçea të tjera 10-15 familje jetonin në Mëhallën «Haxhias».
Këta arumunë vinin nga Myzeqeja, kështu që ata ishin
fërshërotë.
Pak vite më parë
erdhën dhe disa familje çobenjsh, tërë nga Myzeqeja.
Arumunët e Elbasanit
bënin shumë punë,vetëm tokën nuk e
punonin. Më shumë ata ishin bakaj. Të tjerë ishin blegtorë. Nga viti 1897 u hap dhe në Elbasan shkolla
rumune dhe shkoi mirë.
Nga Vilaeti i
Elbasanit ishin dhe dy fshatra në të cilat banonin arumunët, Shtërmen me 50 familje prej
të cilave 22 ishin arumunë dhe Cërrik me
50 familje prej të cilave 25 ishin arumunë”.
Në librin e Sami
Frashërit, botuar në Bukuresht më 1899, „Shqipëria
ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të jetë”, në pjesën që tregon për miqtë e shqiptarëve, shkruan: „Nga kombet
fqinje, vetëm një mik kemi, i cili ka
kuptuar të mirën e tij dhe di që pa ne nuk mund të mbahet.
Ky komb është kombi
vllah, i cili banon në Shqipëri dhe
jashtë saj. Por në fund e morrën vesh dhe ata sa e nevojshme është gjuha dhe nacionaliteti për çdonjeri,
dhe filluan të mësojnë gjuhën e tyre dhe
të hapnin shkolla të veçanta”.
Sot në Elbasan
banojnë 800 familje arumune (si nja 4.000 njerës). Veçan rritjes natyrore, kanë erdhur
dhe nga të tjera fshatra dhe qytete. Kur
flasim për kulturën e arumunëve të Elbasanit
e kuptojmë këtë lidhur me traditën e saj jo vetëm të Elbasanit, por edhe të tërë arëmënames,
flasim për gjuhën e bukur, traditat dhe
gjithçka që kanë bërë ata për kulturën, civilizimin,
si dhe lidhjen e kësaj kulture me kultura dhe
civilizime të tjera
Kombëtare dhe procesin dhënie-marrje natyrore.
Arumunët janë mjeshtra të zanateve të tyre si: rritja e dhenëve, dhive, punimi i bulmetrave,
realitete që janë të njohura në Europë
dhe në Egjipt. Elbasani ose siç i thonë arumunët Njoksta gjithmonë dhe deri sot, ka mjeshtra të vërtetë për art,
kulturë, sport, shkencë, ekonomi, si
edhe juristë, agronomë, mësues etj.