Në v.1897, u hap dhe
në Elbasan, siç thashë shkolla rumune në
Mëhallën „Shën Nikolla”, në shtëpinë e Karanxhijve vula e saj ruhet nga të rinjtë e atij fisi. Ndër
mësuesit e kësaj shkolle ishte dhe Urani
Ignati (Kushi), e cila kur u mbyll shkolla në Elbasan, u dërgua drejtoreshë në shkollën
rumune të Korçës.
Ajo u martua me
piktorin Jorgji Kushi. Tjetër mësuese në këtë shkollë ishte dhe Dunica Maceasa nga Prilepi.
Ajo u martua me Sotir Becean, babanë e
Johan Beceas. Vetë Jovan Becea ishte mësues
dhe drejtor në shkollat shqipe të Elbasanit.
Sot ka shumë mësues
arumunë këtu,të cilët japin mësim në shqip.
Ne kemi shpresë se në këtë kohë të demokracisë, nuk do të jetë e largët dita kur fëmijët arumunë
do të mësojnë dhe gjuhën arumune,
paralel me shqipen. (Që të arrijë sa më shpejt kjo ditë, të punojmë me të
gjitha fuqitë tona). Një punë të tillë e ka bërë para Luftës së II Botërore dhe Thimi
Simaku.
Por cili ishte ky
mësues pasionant, me shpirt të madh? Thimi Simaku u lind në fshatin Niçë të Pogradecit.
Ai mbeti i varfër që i vogël dhe u rrit
në një strehë jetimësh në Korçë. Meqë ishte i zgjuar bëri Liceun. Ky Lice si edhe shkolla
rumune e Mëhallës „Shën Nikolla” të
Elbasanit, si edhe 100 shkollat e Ballkanit paguheshin nga Shteti Rumun ashtu siç paguhej
dhe Streha e Jetimëve të Korçës. Mbas
mbarimit të Liceut, ai punoi mësues në
fshatrat e Shqipërisë ndërsa jepte mësim dhe në fshatra arumune. Mësuesi Thimi Simaku vazhdoi të jepte
mësim dhe në fshatin Kosova të
distriktit të Elbasanit, ku kishte shumë familje arumune derisa doli në pension.
Kontributi i këtij
apostoli të të mësuarit arumanisht dhe shqip është i paharruar për ata që patën rastin të
jenë nën kujdesin e tij dhe në kontakt
me të, me kulturën dhe dijen e Tij. Humori i Tij i lizetshëm rëndësia që i jepte të mësuarit jo
vetëm në femijët, por edhe në adultët.
Ai ishte më shumë se një mësues, dhe një edukator i mirë i të vegjëlve. Homazhi më i
madh për atë është që ne të punojmë si
ai.
Dihet që arumunët
janë të krishterë orthodoksë. Në Mëhallën
„Shën Nikolla” ishte ngritur kisha gjithashtu me këtë emër. Ishte ndërtuar kjo kishë në vitin 1875
prej Shtetit Rumun.
Në këtë kishë
kremtet, misteret bëheshin në arumanisht dhe më vonë në shqip. Priftërinjtë dhe të tjerët
pagushin nga Rumania.
Ndër të tjerë ishin
dhe priftërinjtë Naun Peçini dhe Thanas Bebi. Në kishë bëheshin kremtet,
misteret për komunitetin Arumun të
Mëhallës „Shën Nicolla” dhe ishin në lidhje me kishat e Korçës, Grabovës dhe Voskopojës.
Ato ishin lidhur me kishën dhe episkopin Rumun. Është interesant
të tregojmë dhe për punën kolosale të bërë nga piktorët Katro (cetiri-katër), të
cilët për shumë vjet dhe për shumë breza kanë pikturuar kishat e Shqipërisë së
Mesme: Lushnjë, Fier, Berat, Vlorë, Selenicë etj. Gjithë për këtë vepër
historiani Teofan Popa ka bërë studime shkencore për punën gjigande të këtyre
piktorëve arumunë studime të botuara nën titullin „Piktorë Arumunë të Periudhës
së Mesjetës”, nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Por mund të themi se
fusha studimi shkencor janë dhe shkolla rumune e Elbasanit, kisha e Mëhallës
„Shën Nikolla”, jeta dhe vepra e mësuesve Urani Ignati, Dunika Maceasa, Jovan
Becea, Thimi Simacu etj. Po ashtu janë shumë njerës të ditur, njerës të shkencës,
të cilët presin kujdes dhe studimet e nipërve të tyre, që t’u nxjerrin në dritë
veprën e tyre të madhe për kulturën arumune veçanërisht, por dhe për kulturën e
madhe të Shqipërisë.
Sjellim ndër mend
këtu poezitë e Theohar Mihadash (1918-1996):
„[...] Nuk ju harrova, as turpe nuk u bëra,
o të mjerët prindërit e mi, gjysh, stërgjysh,
as për ty fisi im,
Ashtu është... juaji është lavdërimi i madh,
dhe mua vetëm nderi...”.