Shqip Română
Histori

LLËNGA (FSHATI I ARUMUNËVE)

LLËNGA (FSHATI I ARUMUNËVE)

Llënga është një nga fshatrat e rrethit të Pogradecit. Rreth viteve 1750 fshati Llëngë ka pasur 10.000 banorë. Llënga është zonë e thellë malore, prandaj në një fare  mënyre i ka shpëtuar ndikimit të pushtimit osman. Llënga ka pasur gjithashtu shumë  mjeshtër zejtarë e tregtarë, të cilët kontribuan në ndërtimin dhe zbukurimin e kishave.

 Në Llëngë ka ekzistuar kisha e Shën Thanasit, e cila është ndërtuar në vitin 1752. Kjo kishë u shkatërrua gjatë luftës italo-greke. Gjithashtu ka qenë edhe kisha e Shën Gjergjit, e cila mendohet se është ndërtuar në vitin 1560. Nëpër fshat kalonte një degë e udhës Egnatia, e cila e lidhte këtë qendër banimi me fshatin Niçë të Voskopojës.

Banorët e Llëngës janë arumunë dhe kanë pasur lidhje me banorët e Voskopojës.Vllehët quhen ndryshe Aromën, fjalë që e përkthyer më shqip ka kuptimin jashtëkufinjve të Rumanisë. Ai që ka përcaktuar këtë emërtim sigurisht që ka qenë një njerimjaft i ditur. Në gjuhën shqipe është më mirë të thohet Aroman sipas gërmave të alfabeti shqip. Aromanët përfaqësojnë një etni, të cilët jetojnë jashtë Rumanisë.

 Ata i gjejmë në:

1-Kisha e "Shën Thanasit" gjendet në fshatin Llëngë të Pogradecit. Kisha ka përmasa 12x8.25 metra dheështë bazilikë njënefëshe me tri apsida anash. Ikonat e kishës së "Shën Thanasit" janë pikturuar ngaKostandin Shpataraku. Mbi ikonën e madhe të Krishtit në ikonostasin e kishës gjendet mbishkrimi:

Χείρ Κωνσταντίνου ίερομονάχου καί διά σηνδρωμή

(σ) Καί πόθου / Νικολάου ίερεος...ικονόμου ...Χ(ριστο) ύαχ yδ (1694).

“Dora e jeromonak Kostandinit me kontributin dhe dëshirën e prift Nikollës...ekonomit. Prej Krishtit 1694”. Gjithashtu sipas Theofan Popës, Kostandin Shpataraku ka nënshkruar edhe katër ikonat etjera të mëdha të ikonostasit të kishës: ikonën e Shën Mërisë, ikonën e Joan Pagëzorit, ikonën e Shën Thanasit që është edhe shenjti i kishës, si dhe ikonën e Shën Mitrit.

 

 Në faqen e përparme të proskinitarit të kishës së Shën Thanasit gjendet i gdhendur viti 1717. Proskinitari është prej druri të gdhendur rreth 1.50metra i lartë. Kisha e "Shën Thanasit" është rindërtuar në vitin 1752. Mbi portën perëndimore brenda kishës gjendet mbishkrimi përkatës:

“U ngrit dhe u pikturua ky tempull hyjnor dhe i gjithnderuari atit tonë ndër shenjtorët, Athanasit të Madh, patrikut të Aleksandrisë, me kontributin dhe të ekonomit prift Nikollës dhe të pleqve zotit Dhimitër, zotit Nikolla, zotit Llazar dhe zotit Kiona, me përpjekjet dheshpenzimet e të gjithë të krishterëve, të priftërinjve që kryejnë shërbesat e hirshme, prift Gjergjit, priftMihalit dhe Llazarit, Gjergjit, Postolit, Kostës, Janos, Nikos, Kostës, Tinos. Në kohën e peshkopatit, të peshkopit zotit Arsen Vako. Me dorën time, të piktorit të përvuajtur Dhimitrit, birit të Nikollë Zografit, ngakatundi Linotopi, që i shërbeu murgeshës Zinovia”. Mjeshtër Sotir Tima ka punuar kryqin prej argjendi, I cili përdorej gjatë pagëzimit. “Ky kryq është i manastirit të shën Thanasit, të qytetit Lunge (Llëngë). Mjeshtër Sotir Tima”.

 

Malet e Pindit të Greqisë, në Shkup, Tiranë, Korçë, Durrës, Fier, Vlorë etj. Fjala Aromën nënkupton kombin Roman, i cili shquhet për virtyte të larta dhe gjuhë moderne. Faktorët e ndryshëm historikë e kanë detyruar këtë komb që të jetojë larg vendit të origjinës.

 

2.Arumunët janë shfaqur si fise nomade blektoriale, të cilat me kalimin e kohës kanë kaluar në aktivitete të tjera ekonomike duke u marrë me bujqësi, zejtari etj.Popullsia arumune është vendosur në zonat rurale të Fierit, Vlorës, Përmetit, Kolonjës,Pogradecit, Korçës, Elbasanit, Beratit, Tiranës, Durrësit etj.

Të dhëna rreth numrit tëarumunëve të Shqipërisë kemi nga regjistrimi i vitit 1950, ku janë të regjistruar 2.318 banorë. 

Në regjistrimin e vitit 1955 numri i arumunëve është 4.249 banorë, ndërsa nëregjistrimin e vitit 1989 rezultojnë 782 banorë. Sipas një studimi të bërë më 25 tetor 2006, nga INSTAT në bashkëpunim me Drejtorinë e Minoriteteve pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme rezulton se pakicat kombëtare arumune janë 992

banorë, të cilët përbëjnë 0.03 për qind të minoriteteve aktuale që jetojnë në territorin e Shqipërisë

3.Vllehët janë vendosur në fshatrat e Korçës si në Kamenicë, Boboshticë, Mborje,Drenovë, Polenë, në Llëngë të Pogradecit etj. Popullsi vllahe ka edhe në Devoll, Kolonjë,Fier, Sarandë, Vlorë. Në Gjirokastër vllehët kanë krijuar një fshat, i cili mban emrin“Andon Poçi”. Vllehët i kanë dhënë kombit shumë figura të shquara ndër të cilët mund të përmendim Aleksandër Moisiun, Tefta Tashko Koçon, Sandër Prosin, Prokop Mimën, Nasho Jorgaqin, Dionis Bubanin etj

4.Banorët e fshatit Llëngë në rrethin e Pogradecit kanë qenë mjeshtër ndërtimi,zejtarë dhe tregarë, të cilët kanë kontribuar në ndërtimin e manastirit. Në vitin 1752 me kontributin e tyre u ndërtua kisha e Shën Thomait, ndërsa më 1754 kisha e Shën Marenës.

Postime të Ngjashme