Gersa Rrudha ka përfunduar shkëlqyeshëm studimet e saj për filologji në Gjuhë
dhe Letërsi të huaj Gjermane dhe
Angleze, në fakultetin e gjuhëve dhe letërsisë së huaj, në Universitetin e
Bukureshtit.
Aktualisht vazhdon studimet e saj të masterit për “Strategji
komunikacionale interkulturore-letrare dhe linguistike gjermane”,në të njëjtin
fakultet dhe universitet, duke ndjekur në të njëjtën kohë edhe një aktivitet të
pasur përkthimesh dhe studimesh filozofike.
Është ofruar në fillim me një studim risi për herë të parë në Shqipëri, në
lidhje me raportin filozofik midis teorisë së Schopenhauerin mbi botën dhe
artin dhe poetikës së Lasgush Poradecit, një studim ky i cili ishte edhe subjekt i
temës së saj të diplomës.
Duke konsideruar vlerën e shtuar që
jep ky lloj këndvështrimi në të gjitha stiudimet e deritanishme mbi poetin, nga
shtëpia botuese “PLEJAD” iu kërkua të thellojë më shumë njohuritë dhe pjekurinë
filozofike të domosdoshme për këtë orvajtje.
Tanimë, nisur nga pritja jashtëzakonisht pozitive që i është bërë librit,
jo vetëm në qarqet letrare dhe gazetareske, por sidomos akademike, mund të
themi se libri i saj “Vreshti i Shopenhauerit në mushtin e valleve të
Lasgushit”, do të mbetet në kolanën më të
ndritur të letrave shqipe.
Në vijim, si njohëse e mirë e gjuhës gjermane dhe italiane, iu propozua
si projekt, përkthimi i njërit prej kolosëve të të gjitha kohrave të klasikëve
të filozofisë, “Shkencën e Logjikës” nga Hegel, një vepër për herë të parë nga në
shqip nga origjinali gjermanisht dhe italisht.
Edhe në këtë përpjekje ajo arriti të shkëlqejë dhe ta përfaqësojë me shumë
sukses autorin në botën e mendimit shqiptar.
Pas kësaj prirje të
brendshme të shfaqur për sintezën e letërsisë me filozofinë, Gersa Rrudha,
duket ta ketë pasuruar kolanën e botimeve të saj, në fillim me Mircea Eliade,
shkrimtar rumun me prirje filozofike,
një novelë të të cilit, e ka përkthyer kohët e fundit nga rumanishtja në
shqip.
Dëshira për këtë përkthim shpjegohet me lidhjen e fortë emocionale me Bukureshtin dhe Rumaninë, që ajo ka forcuar gjatë qëndrimit të saj si studente për pesë vite rresht atje.
I detyrohej moralisht gjuhës rumune të studiuar gjatë këtyre viteve, për të
dhënë kontributin e saj si përkthyese e veprës së një autori kolos të letrave
rumune si edhe origjinës së saj si arumune,të cilën është munduar ta promovojë
në cdo hap të saj,duke ndërtuar kështu një urë profesionale, kulturore dhe
akademike midis Shqipërisë dhe Rumanisë.