Shqip Română
Kultura

Përkujtohet në Tiranë poeti i shquar rumun Mihai Eminesku

Përkujtohet në Tiranë poeti i shquar rumun Mihai Eminesku

Më 15 janar 2024 ora 11.00 në mjediset e Bibliotekës “Moikom Zeqo” në Tiranë u zhvillua takimi kulturor me titull: “Eminesku midis dy kulturave”. 15 janari përkon me ditëlindjen e poetit të shquar Mihai Eminesku dhe prej më shumë se një dekadë në Rumani njihet si Ditë e Kulturës Kombëtare. Vitin e kaluar u zhvillua në qytetin e Fierit një takim në nderim të poetit rumun. Programi i këtij viti përfshiu: recitime poezish të shkruara nga poeti i madh të sjella në shqip nga përkthyes të shquar si: K.Kyçyku, D. Bubani, P. Jorgoni. Në veprimtari morën pjesë rreth 30 persona, kryesisht të rinj të apasionuar pas kulturës por dhe nga komuniteti i minoritetit arumun. Në këtë takim të ngrohtë e miqësor mori pjesë edhe Ambasadori i Rumanisë, SH.T.Z. Octavian Șerban. Ambasadori Octavian Șerban paraqiti nje tablo të rëndësisë së kulturës dhe identitetit në një botë globale, rëndësine që ka për të rinjtë njohja e kulturës kombëtare. Me interes ishte percjellja edhe e kontributit te shquar te Emineskut si publicist, profili i shoqerise shqiptare sipas poetit te shquar, botuar ne gazetat e kohes rreth 150 vjet më pare. Takimi vijoi me lexim poezish të perkthyera mjeshtërisht në gjuhën shqipe. Ndër poezitë e interpretuara ishin: Odë”, “Glosë”, “Përse nuk vjen”?, “Sa vite shkuan”, “Vetëm ti më s´më shfaqesh”. Lidhjet historike midis dy popujve tanë bazohen në çastet e rëndësishme të historisë, kulturës, qytetërimit dhe diplomacisë midis dy vendeve.

GALERI FOTOGRAFISH

Përkujtohet në Tiranë poeti i shquar rumun Mihai Eminesku
Përkujtohet në Tiranë poeti i shquar rumun Mihai Eminesku

Postime të Ngjashme