Shqip Română
Njoftime

Hapet ekspozita me punime artizanale e autorit Ilir Kaçani

Hapet ekspozita me punime artizanale e autorit Ilir Kaçani

Hapet në Tirane ditën e hënë më 12 shkurt 2024, ora 17.00 ekspozita me punime artizanale e autorit Ilir Kaçani. Ekspozita u çel në "Parking Art Gallery" pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare. Kjo është e para ekspozitë e hapur në kryeqytet e këtij autori i cili 5 vjet me pare nisi të punojë me dru, materiale të riciklueshme, rërë, guacka, tel, metal, litar etj., sende dhe objekte që e frymëzonin. Në punët e tij pasqyrohen jeta në qytetin bregdetar të Vlorës, traditat e pakicës arumune dhe dashuria për Shqipërinë dhe ngjyrat kuq e zi.  Ekspozita e titulluar "Ri-vitalizimi i materies" u hap me nismën e Fondacionit H.Martineau që ju drejtua për këtë Komitetit për Pakicat Kombëtare që miratoi kërkesën dhe mbështeti nismën. Në përputhje me ligjin 96\2017 "Per Mbrojten e Pakicave Kombetare në Republikën e Shqipërisë" por edhe me rekomandimet e BE-së të gjitha pakicat duhet të kenë të garantuara të drejtat dhe kushtet për gjuhën amtare, paraqitjen e identitetit te tyre kulturor për ruajtjen e traditave dhe të zakoneve. Për realizimin e kësaj ekspozite ndihmuan z. Ylli Mara qe bëri te mundur transportin e materialeve nga fshati Skrofotinë i Vlorës në Tiranë, z. Andon Kristo per përcjelljen në arumanisht të tekstit kuratorial dhe të portofolit të punëve, Alina Zonja per ndihmen ne pergatitjen ne anglisht te tekstit kuratorial si dhe të përgatitjes së imazhit të portofolit prezantues. Në ditën e përurimit të ekpozitës morën pjesë dhe ju drejtuan të pranishmëve drejtuesja e Komitetit znj. Bezhani, nenkryetari i ketij Komiteti dhe kuratori z. Kazanxhiu dhe perfaqesuesi pakices arumune ne kete institucion z. Jica. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 26 shkurt dhe mund të vizitohet çdo ditë nga e hëna në të premte ora 9.00-17.00.

Postime të Ngjashme