Kompania hungareze Low Cost do të inaugurojë në fund të tetorit 2023 linjën e saj të parë të rregullt midis Rumanisë dhe Shqipërisë. Më saktë, më 29 tetor 2023, Wizz Air do të kryejë fluturimin e parë të rregullt nga Shqipëria drejt aeroportit kryesor ndërkombëtar të Bukureshtit "Henri Coanda" - shkruan BoardinPass.ro.
Sipas burimit të sipërcituar, kompania low-cost do të fluturojë nga data e shënuara më poshtë katër herë në javë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) drejt Aeroportit Ndërkombëtar "Henri Coandă" (Otopeni - OTP) në Bukuresht. Fluturimet e Wizz Air ndërmjet Tiranës dhe kryeqytetit të Rumanisë do të ofrohen të mërkurën, të enjten, të shtunën dhe të dielën dhe orari i fluturimeve do të jetë:
W43204: Tiranë (TIA) 17:05 – 19:30 Bukuresht (OTP) / e mërkurë;
W43205: Bukuresht (OTP) 16:00 – 16:30 Tiranë (TIA) / e mërkurë;
W43204: Tiranë (TIA) 15:15 – 17:40 Bukuresht (OTP) / e enjte, e shtunë;
W43205: Bukuresht (OTP) 14:10 – 14:40 Tiranë (TIA) / e enjte, e shtunë;
W43204: Tiranë (TIA) 14:20 – 16:45 Bukuresht (OTP) / e diel
W43205: Bukuresht (OTP) 13:15 – 13:45 Tiranë (TIA) / e diel;
Biletat për fluturimet e Wizz Air në këtë linjë janë të disponueshme për rezervim në faqen e internetit të linjës ajrore Wizzair.com.
Aktualisht, asnjë linjë tjetër ajrore nuk kryen fluturime të rregullta ose charter midis aeroporteve në Rumani dhe Shqipëri. Gjithashtu, kjo është linja e parë e rregullt e Wizz Air nga Rumania ose Shqipëria për në një destinacion në Ballkan.
Burimi: BoardingPass.ro | Përktheu: Stafi tricolor.al