Shqip Română
Arsimi

Shkollë për fëmijet Arumun të Selenicës

Shkollë për fëmijet Arumun të Selenicës

Delegacioni i lartë Rumun në përbërjen e të cilit ishin të pranishëm: Kryetari Dhomës të Tregtisë,senator,deputet të parlamentit Rumun, përfaqësues të biznesit rumun, Ambasadës së Rumanisë në Tiranë si dhe presidenti i Fondacionit Nicolae Iorga Sarandë, zhvilluan takim me Kryetarin e Bashkisë Z. Pëllumb Binaj ku diskutuan për mardhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona dhe komunitetin Arumun në Bashkinë Selenicë.

Në takim diskutua gjithashtu mbi rëndësinë e zhvillimit të bizneseve të zonës dhe shitjen e produkteve bio në vendin mik.

Me rastin e këtij takimi madhor, u hap dhe shkolla” 10- Maj 1905″ ku fëmijët Arumun do të jenë në gjendje të mësojnë të dyja gjuhët, rumanishtja letrare si dhe dialekti Arumun. Burimi Bashkia Selenice

Postime të Ngjashme