Shqip Română
Biznes

Receta 2000 vjeçare e djathit të familjes Arumune drejt New Jork-ut

Emisioni "Bagëti e Bujqësi" i transmetuar në Top Channel sjell historinë e ish-futbollistit të kombëtares Franc Bakalli, i cili dikur ka qenë një sulmues i suksesshëm jo vetëm në futbollin shqiptarë por edhe atë Europian.

Por një dëmtim në këmbë e bëri atë të heqë dorë përgjithmonë dorë nga ky sport. Por kësaj here Franci kërkon që goli i jetës të jetë bujqësia dhe blegtoria. Pasi jetoi për vite në Londër ai u kthye në fshatin Shkallë të Konispolit për të prodhuar djathin e deles dhe të dhisë që eksportohet deri në New Jork.

Gazetarja, Rudina Muça: Ku ke qenë futbollist ?

Ish-Futbollisti Franc Bakalli: Unë kam luajtur në Rumani, kam luajtur me kombëtaren e Shqipërisë me të gjitha moshat por kam pas një fat të keq që jam dëmtuar dhe e lash atë eksperiencë. Kam jetuar në shumë shtete si Austria, Mbretëria Bashkuar, Rumani, kam jetuar pasi kam qenë futbollist por u ktheva pasi e ndjej që këtu do bëhem dikush. Më ktheu dashuria për familjen dhe të trashëgoj atë që gjyshërit dhe prindërit më kanë dhënë.

Gazetarja, Rudina Muça: Franci ka studiuar në Universitetin e Sporteve të Rumanisë dhe atë të Administrimit pëe Biznes, kjo ka bërë që ai të merret me prodhimin e djathit të dhisë dhe të deles. Ku nga një baxho ka një tjetër ëndërr të krijoj një kompani.

Ish-Futbollisti Franc Bakalli: Babai im ka hapur një baxho dhe e shndërroi në punishte, ndërsa unë dua të hap kompani, ku prodhohet djathi i bardhë I deles dhe i dhisë. Ku nga 1 janari i 2025 hyjmë në treg me logon tonë.

Gazetarja, Rudina Muça:  Konsumatori si mund ta dallojë djathin e mirë

Ish-Futbollisti Franc Bakalli: Konsumatori mund të kërkojë fletën e analizës kudo që e gjen dhe aty tregohet që është cilësor, madje ky djathë eksportohet edhe në SHBA, në New Jork ku mbi 100 supermarkete ne Bronx furnizohen me djathin shqiptarë.

Shënim nga Redaksia: Franca Bakalli vjen nga një familje arumune nga Saranda ndërkohë që babai i tij, z. Pano Bakalli është një nga zërat më të fortë të arumunëve në Shqipëri, dhe jo vetëm; me një kontribut të hershëm dhe të vazhdueshëm në mbrojtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditave arumune dhe rumune.

Burimi: Top Channel

Postime të Ngjashme