Shqip Română
Biznes

Tregtia elektronike ne kohet e sotme

Tregtia elektronike ne kohet e sotme

Shitjet me pakicë ranë ndjeshëm kur pandemia i detyroi konsumatorët të qëndronin në shtëpi dhe detyroi dyqanet të mbylleshin. Para pandemisë, Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) kishte parashikuar që shitjet totale me pakicë në mbarë botën do të rriteshin me 4.4%, në vlerën 26.460 trilion dollar, në 2020. Pas rivlerësimit u pa se shitjet me pakicë arritën në vlerën 23.624 trilion dollarë vitin e kaluar, pas një rënie prej 2.8%. Por në vitin 2021, kjo shifër do të kthehet në nivelet para pandemisë (2019), duke arritur në vlerën 25.052 trilion dollarë. Vitin e kaluar, pandemia nxiti një përshpejtim të shpejtë të blerjeve në internet në disa vende që ishin disi të prapambetura - dhe disa prej këtyre vendeve do të vazhdojnë të shohin zgjerim të madh në vitin 2022 e më pas. India, Brazili, Rusia dhe Argjentina parashikohet të kenë të paktën 26% rritje në shitjet me pakicë të tregtisë elektronike këtë vit.

Por ciilat janë llojet e tregtisë elektronike? Tregtia elektronike mund të klasifikohet në dy kategori:

I. Kategoria e parë është të bërit biznes bazuar në llojet e mallrave të shitura (përfshin gjithçka nga porositë e përmbajtjes digjitale për konsum të menjëhershëm, te porosia e mallrave dhe shërbimeve tradicionale, si dhe te shërbimet që lehtësojnë llojet e tjera të tregtisë elektronike).

II. Kategoria e dytë bazohet në natyrën e pjesëmarrësit (p.sh. B2B, B2C, C2B, C2C, etj.,)

Avantazhet dhe Disavantazhet e Tregtisë elektronike

• Lehtësia Tregtia elektronike i bën blerjet më të thjeshta, më të shpejta dhe më pak kohë të shpenzuar, duke lejuar shitje përgjatë 24 orëve, shpërndarje të shpejtë dhe kthime të lehta.

• Personalizim dhe përvojë Tregjet e tregtisë elektronike mund të krijojnë profile të pasura përdoruesish, që i lejojnë ata të personalizojnë produktet e ofruara dhe bëjnë rekomandime për produkte të tjera që mund të duken interesante. Kjo përmirëson eksperiencën e klientit, duke i bërë blerësit të ndihen të kuptuar në nivel personal, duke rritur dhe besnikërinë ndaj markës.

• Akses në një treg më të gjerë Konsumatorët nga e gjithë bota mund të blejnë lehtësisht në faqet tregtisë elektronike, ku kompanitë nuk kanë kufizime gjeografike dhe pengesa fizike.

• Kosto minimale Përfitimet e tregtisë elektronike përfshijnë disponueshmërinë e përditshme, gamë të gjerë të mallrave dhe shërbimeve për konsumatorin, akses i lehtë dhe ndërkombëtar me kosto më të ulët krahasuar me tregtinë tradicionale.

• Dispozicion Tregtia elektronike u mundëson markave që të kenë në dispozicion një gamë të gjerë produktesh, të cilat më pas dërgohen nga magazina te blerësi pasi është kryer pagesa. Përveç ndërprerjeve ose mirëmbajtjes së planifikuar, faqet e tregtisë elektronike janë të disponueshme 24x7, duke i lejuar vizitorët të shfletojnë dhe të blejnë në çdo kohë.

• Transparencë Të bërit e strategjisë së biznesit më efektive. Shumë biznese tashmë njohin nivelin e njohurive dhe nevojave të konsumatorëve kryesorë, të punësuarve dhe furnizuesve. Tregtia elektronike po kthehet në një shërbim klienti më të mirë, më shumë produkte të personalizuara, kosto më të ulëta, procese eficente dhe një shpërndarje më të shpejtë në treg. Aspekti më i prekshëm i tregtisë elektronike është zhvillimi i tregut të ri. Tregtia elektronike po shfaqet si një platformë e re për shërbimet promovuese dhe shërbimet që do të rindërtojnë ekonominë ekzistuese. Kjo do të ndikojë në strukturën organizative, do të kërkojë aftësi të ndryshme për planifikim, kuadrin rregullator dhe ligjor.

• Zgjerim në mbulimin e tregut Ky është një nga avantazhet më të mira të të bërit biznes online. Në ditët e sotme një kompani e vogël ka aftësinë që të arrijë tregje përtej asaj tradicionale, duke krijuar akses në tregje përtej klientëve aktual.

Disavantazhet e Tregtisë elektronike

• Siguria Portalet online kanë qenë shumë herë pjesë e lajmeve për shkak të hakimit nga kriminelët kibernetikë dhe hakerat. Biznesi mund dhe duhet të ndjekë standardet dhe mekanizmat e disponueshëm të sigurisë, në mënyrë që të rrisë parandalimin. Për më tepër, në disa raste klienti nuk i lë informacionet personale financiare (p.sh. të dhënat e kartës së pagesës), në faqen e internetit të tregtarëve në shumicën më të madhe të rasteve, por përmes protokolleve të siguruara në përputhje me standardet PCI DSS.

• Rënia dhe mosfunksionimi i faqes Tregtia elektronike varet plotësisht nga lidhja e internetit. Një disavantazh i madh i Tregtisë elektronike, është ndalimi i veprimeve të blerjes për shkak të rënies së faqes. Rënia e faqes në dukje është një term i pakonsiderueshëm, por që ka aftësinë të rrëzojë një biznes të tërë brenda një sekonde.

• Pamundësi për të provuar dhe testuar produktin Një nga disavantazhet më të mëdha të portalit të tregtisë elektronike është se një klient nuk mund të provojë dhe testojë produktin për kënaqësinë e tij. Ne jemi mësuar të blejmë në dyqanet fizike, pasi kemi provuar produktin disa herë dhe duhet shumë guxim për të ndryshuar këtë zakon të jetës, ku produktin nuk mund ta prekim, provojmë dhe testojmë më parë. Megjithatë, teknologjitë moderne (si fotot e produktit, videot, videot 360º, përshkrimet e produkteve, AR/VR), po zhvillohen për ta sjellë këtë përvojë më të afërt dhe më të mirë sa përvoja tradicionale e blerjeve.

• Kohëzgjatja e transportit Vonesa në transport është një nga disavantazhet e zakonshme të platformave të tregtisë elektronike. Gjatë porositjes së një produkti, klienti sigurohet se produkti do të arrijë tek ai maksimumi shtatë ditë ose në një periudhë të caktuar kohore. Në shumicën e rasteve kjo nuk ndodh dhe klienti pret më gjatë.

• Disa produkte janë të vështira për t’u blerë në internet Ekzistojnë disa kategori produktesh për të cilat shitjet në internet nuk janë aq të lehta, megjithëse kjo po ndryshon me shpejtësi me kalimin e kohës. Tashmë dhe akullorja, metalet si ari dhe argjendi, shiten me sukses online.

• Mungesa e privatësisë Disa shqetësime të klientëve për privatësinë janë një pengesë për Tregtinë elektronike. Megjithatë, avancimi i rregullores referuar mbrojtjes së të dhënave personale (si GDPR dhe rregullorja kombëtare), po i kapërcen këto boshllëqe dhe faqet e internetit të njohura dhe me reputacion po sigurojnë privatësi për klientët e tyre në përputhje me rregulloret dhe standardet më të mira.

• Konkurrencë e lartë Lufta për klientët është një tjetër nga disavantazhet më të këqija të tregtisë elektronike. Realiteti është se vendet më të mira janë shpesh më konkurrueset. Kjo është arsyeja pse kaq shumë sipërmarrës tërhiqen prej tyre. Sidoqoftë, sa më konkurruese, aq më të shtrenjta janë reklamat për atë vend. Ka disa mënyra rreth kësaj. Së pari, ju mund të zbatoni një strategji marketingu të ndryshme nga konkurrentët tuaj.


Postime të Ngjashme