Në kuadër të forcimit të marrëdhenieve rumuno-shqiptaro vjen mes notave muzikore figura Çiprian Proumbesku, kompozitorit rumun të himnit kombëtar shqiptar. Ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Oktavian Sherban, nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të mardhënieve kulturore midis dy vendeve.
Kompozitori i Himnit Kombëar shqiptar ishte rumuni, Çiprian Proumbesku.
Pasardhësja e tij në tre beza Stanka Sholz Çionka ka shpjeguar kontributin që stërgjyshi i saj ka dhënë në fushën e muzikës.
"U mahnita kur dëgjova nga kolegët se një ndër universitetet e Japonisë në seksionin e muzikës, një nga pjesët e detyrueshme për ata që ndjekin mësimin e violinës është balada e Çiprian Proumbeskut. Në të gjitha vendet e banuara nga rumunët muzika e tij edhe sot është shumë e dëgjuar dhe e preferuar."
Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij, z. Oktavian Sherban, theksoi rolin e veçantë që këto aktivitete kanë në njohjen dhe zgjerimin e lidhjeve kulturore rumuno-shqiptare, të cilat datojnë prej shekujsh.
Nën tingujt e pianos dhe violinës përformuan Irina Nanushi e shoqëruar Verona Maier, zëvendësrektore e Universitetit të Muzikës në Bukuresht.
Në mbyllje të aktivitetit anëtaret e projektit vullnetar Tricolor njoftuan publikun pjesëmarrës se ky eveniment është vetëm fillimi i mbarë i një sërë veprimtarish artistike dhe kulturore, të cilat planifikohen të organizohen më tej në bashkëpunim me Ambasadën e Rumanisë në Shqipëri dhe organizata të ndryshme rumune dhe shqiptare.
KLIKONI KETU PER TE LEXUAR MATERIALIN E PLOTE NGA TELEVIZIONI ORA NEWS
KLIKONI KETU PER TE PARE KRONIKEN NGA TELEVIZIONI ORA NEWS