Situatat e pasigurta me arinjtë raportohet gjithnjë e më shpesh në Rumani, vendi me popullatën më të madhe në Evropë të arinjve të murrmë.
Ministria e mjedisit thotë se rreth 8.000 arinjtë në vend, pritet të shtohen dhe së shpejti mund të dalin nga pylli për të kërkuar ushqim, duke krijuar ndarje të opinioneve mes barinjve, fermerëve dhe ambjentalistëve.
Në pyjet e Baile Tusnad, në Rumaninë qendrore një ari qëndron në dukje i fjetur në mesin e rrugës automobilistike, me disa mbetje ambalazhi ushqimi pranë vetes.
Ariu duket se po pushonte me kokën mbi putra, pas një sanduici që i kishin hedhur, teksa turistët që kalonin i bënin foto.
Por megjithë pamjen e tyre impresionuese, rreziku i sigurisë ka bërë që autoritetet të rrisin sivjet numrin e kafshëve që do të eliminohnen, nga 50 në 220.
Zyrtarët që i portretizojnë arinjtë si rrezik thonë se numri tyre po rritet shumë, ndërsa të tjerë thonë se shifra e tyre është e zmadhuar dhe se specia mbrohet nga direktivat e BE.
Konservacionistët thonë se konflikti njëri-ari mund të menaxhohet edhe pa i vrarë ata.
Ndërkohë në malet Karpate dhjetë vitet e fundit raportohet për 14 njerëz të vrarë dhe më shumë se 100 të plagosur nga konfrontimet me arinjtë, shkruan AFP.
Fermeri Tibor Fekete, i cili kullot lopët në lëndinat malore pran liqenit Shën Anne, kërkon që arinjtë të vriten pasi sipas tij ata i kanë vrarë tre lopë këtë vit.
Muajin e kaluar një ari hyri në oborrin e shkollës Miercurea Ciuc, 30 kilometra larg parkut dhe aty u ngjit në një pemë. Një grup ndërhyrjeje e vrau kafshën pasi nuk arritën ta ndalonin me qetësues.
Arinjtë përsëri mund të sulmojnë edhe kur janë gjuajtur me qetësuar, thotë kryebashkiaku i Miercurea Ciuc, Attila Korodi, i cili është në favor të eliminimit të kafshëve.
“Kush mban përgjegjësi kur lëndohet dikush? Për këtë çështje BE duket se shesh Rumaninë jo vetëm si një rezervat kafshësh por dhe si një muzeum ku çdo gjë duhet të qëndrojë siç është”, tha Korodi për rrjetin AFP.
“Jeta e përditshme me arinjtë nuk është shumë romantike,” shton ai.
Gjuetia e arinjve është ndaluar në vend që prej vitit 2016 dhe tani kafshët mund të vriten vetëm nga “personel teknik”.
Por pretendimet e tyre sfidohen nga mbrojtësit e mjedisit që thonë se ulja e numrit të kafshëve do të nxisë gjuetinë e zbavitjes, që vret arinj që nuk i bëjnë dëm kujt.
Burimi: Top Channel