Shqip Română
Njoftime

Njoftim për shtyp i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumunisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Rumunisë dhe Shqipërisë.

Njoftim për shtyp i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumunisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Rumunisë dhe Shqipërisë.

Sot, Rumania dhe Republika e Shqipërisë shënojnë 110 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike bilaterale.

Lidhjet mes vendeve tona janë të bazuar në një traditë të fortë, ku historia bashkohet me një trashëgimi kulturore të përbashkët dhe lidhje ndërnjerëzore të ngushta, përfshirë përmes perspektivës së minoriteteve tona të lidhura, që krijojnë një urë të qëndrueshme mes vendeve tona përtej konsideratave gjeografike.

Rumania ka një lidhje të gjatë, tradicionale dhe miqësore me Shqipërinë, duke qenë vendi i parë që ka njohur Pavarësinë e Shqipërisë, me një kontribut të vazhdueshëm në rrënjët historike të përbashkëta të thella dhe një rol aktiv të diasporës shqiptare.

Në këtë kontekst, theksojmë se ideja e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali u iniciua edhe në një takim në Bukuresht, nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Rumani, në Hotelin "Continental", më 5 nëntor 1912. Në këtë periudhë, diaspora shqiptare, falë mjedisit politik të favorshëm në Rumani, botoi gazeta dhe revista në gjuhën shqipe.

Sot, miqësia dhe respekti reciprok janë elementët përcaktues për thellimin e lidhjeve tona politike dhe ekonomike, duke shtyrë bashkëpunimin bilateral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, që pasurojnë çdo ditë trashëgiminë tonë të përbashkët rumuno-shqiptare.

Rumania është dhe do të mbetet një mbështetës i vendosur i rrugëtimit europian të Republikës së Shqipërisë. Rumania përkrah një proces zgjerimi të qartë, transparent dhe rigoroz, në të dyja dimensionet gjeografike - Ballkani Perëndimor dhe Lindjes së afërt, bazuar në principin e meritave të veta, reforma dhe përmbushja e kritereve të anëtarësimit. Mbështetja e Rumanisë për fillimin efektiv të bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është një afirmim tjetër i projeksionit strategjik pozitiv që Rumania ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Së bashku, si aleatë dhe partnerë evropianë me lidhje të veçanta, Rumania dhe Republika e Shqipërisë ribëjnë vullnetin për të kontribuar së bashku në një Evropë të fuqishme, të pasur, të sigurtë dhe të konkurrueshme.

Përseverojmë në këtë mënyrë vendimtare të adresojmë së bashku, si aleatë në NATO, të gjitha sfidat që i vihen sigurisë dhe stabilitetit në zonën Euro-Atlantike. Ne angazhohemi të ndërmarrim veprime konkrete për promovimin e rëndësisë strategjike të Detit të Zi dhe Ballkanit Perëndimor për hapësirën Euro-Atlantike.

Në vitin e ardhshëm, në 2024, do të shënojmë 30 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Mirëkuptimit, Bashkëpunimit dhe Mikpritjes midis Rumanisë dhe Republikës së Shqipërisë, nënshkruar në Bukuresht, më 11 maj 1994, dhe do ta bëjmë me bindjen se të ardhmen do ta konfirmojë anëtarësimi i Shqipërisë në familjen evropiane.

Burimi: Ambasada e Rumanisë në Shqipëri.
Përkthimi dhe përshtatja: F.O.

Postime të Ngjashme