Shqip Română
Politikë

Ambasada e Rumanisë në Tiranë organizoi një pritje me rastin e Ditës së Ushtrisë Rumune

Ambasada e Rumanisë në Tiranë organizoi një pritje me rastin e Ditës së Ushtrisë Rumune

Më datë 25.10.2022, Ambasada Rumune në Tiranë nëpërmjet Zyrës së Atasheut të Mbrojtjes organizoi një pritje me rastin e Ditës së Ushtrisë Rumune. Evenimenti u mbajt në selinë e Ambasadës së Rumanisë në Republikën e Shqipërisë, në Tiranë.

Në hapje të aktivitetit folën Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Rumanisë në Republikën e Shqipërisë, z. Octavian Șerban dhe atasheu i mbrojtjes ushtarake, ajrore dhe detare, z. Kolonel Valerică Piroscă.

Në fjalën e tij, ambasadori Octavian Şerban theksoi rëndësinë e ngjarjes, vuri në dukje sfidat e reja të mjedisit ndërkombëtar, si rezultat i agresionit të paligjshëm, të pajustifikuar dhe të paprovokuar të F. Rusisë në Ukrainë, duke theksuar përpjekjet e bëra nga Rumania në aspektin politik, në atë ushtarak, ekonomik dhe diplomatik si kundërveprim i efekteve të këtij pushtimi, si pjesë e reagimit të vendosur dhe shumëdimensional të Rumanisë në mbështetje të Ukrainës, si dhe rëndësisë e vendit tonë (Rumanisë) si anëtare e NATO-s në krahun lindor të Aleancës.

Fjalimi i atasheut të mbrojtjes theksoi rëndësinë e "25 tetorit" dhe përmendi aspekte që lidhen me përgatitjen dhe modernizimin e Forcave të Armatosura rumune, në kontekstin e sfidave të reja të mjedisit konfrontues, ashtu si edhe bashkëpunimin me ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s. apo edhe pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Rumanisë në misione të ndryshme ushtarake ose civile-ushtarake nën kujdesin e NATO-s, BE-së, OKB-së ose OSBE-së.

Në aktivitet morën pjesë rreth 75-80 persona, me pjesëmarrjen e drejtuesve politiko-ushtarakë shqiptarë, ndër të cilët përmendim kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, anëtarë të Komisionit të Sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë, z. Bardhyl Kollcaku dhe z. Denis Deliu, dhe komandantët e forcave të FA të Republikës së Shqipërisë, si dhe ambasadorë dhe diplomatë të lartë të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, të akredituar në R. Shqipërisë.

GALERI FOTOGRAFISH

Ambasada e Rumanisë në Tiranë organizoi një pritje me rastin e Ditës së Ushtrisë Rumune
Ambasada e Rumanisë në Tiranë organizoi një pritje me rastin e Ditës së Ushtrisë Rumune
Ambasada e Rumanisë në Tiranë organizoi një pritje me rastin e Ditës së Ushtrisë Rumune
Ambasada e Rumanisë në Tiranë organizoi një pritje me rastin e Ditës së Ushtrisë Rumune
Ambasada e Rumanisë në Tiranë organizoi një pritje me rastin e Ditës së Ushtrisë Rumune
Ambasada e Rumanisë në Tiranë organizoi një pritje me rastin e Ditës së Ushtrisë Rumune

Postime të Ngjashme