Kompania irlandeze Low Cost do të inaugurojë në fund të tetorit 2023 linjën e saj të parë të rregullt midis Rumanisë dhe Shqipërisë. Më 31 tetor 2023, Ryanair do të kryejë fluturimin e parë të rregullt nga Bukureshti drejt Tiranës dhe anasjelltas. Kompania Low- Cst do të fluturojë tre herë në javë nga aeroporti "Henri Coandă" (Otopeni - OTP) në Bukuresht për në aeroportin e Tiranës ("Nënë Tereza", Rinas - TIA). Fluturimet e Ryanair midis Bukureshtit dhe kryeqytetit shqiptar do të jenë të martën, të enjten dhe të dielën.
Orari i fluturimeve:
FR8415: Bukuresht (OTP) 12:25 – 13:55 Tiranë (TIA);
FR8416: Tiranë (TIA) 14:30 – 16:00 Bukuresht (OTP).
Biletat e linjës ajrore për fluturimet e Ryanair në këtë linjë ajrore janë të disponueshme për rezervim në faqen e internetit të linjës ajrore. Kohëzgjatja e fluturimeve ndërmjet aeroportit "Henri Coandă" (Otopeni) në Bukuresht dhe aeroportit të kryeqytetit të Shqipërisë do të jetë afërsisht një orë e gjysmë. Vetëm një ditë më parë, më 7 qershor 2023, linja ajrore me kosto të ulët Wizz Air njoftoi gjithashtu fluturimet mes Bukureshtit dhe Tiranës, detajet këtu.
Burimi: BoardingPass | Perkthyer: Tricolor.al