Shqip Română
Ekonomi

Rumania paketë ndihme prej 3.5 mld eurosh për të përballuar krizën e ardhshme ekonomike

Rumania paketë ndihme prej 3.5 mld eurosh për të përballuar krizën e ardhshme ekonomike

Qeveria rumune po përgatit një paketë ndihme me vlerë rreth 17.3 miliardë lei (3.5 miliardë dollarë/3.8 miliardë euro) në përgjigje të krizës ekonomike të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, tha udhëheqësi i Partisë Social Demokrate (PSD).

Paketa e ndihmës, e cila mund të zgjerohet deri në 4 miliardë euro (4.4 miliardë dollarë), është më e përqendruar në stimulimin e investimeve sesa në fushën e mirëqenies sociale, në mënyrë që të lejojë që projektet e mëdha të infrastrukturës të nisin, ose të vazhdojnë pa pengesa, tha Marcel Ciolacu.

Një pengesë e tillë u hoq kur qeveria nxori një dekret urgjent, duke përditësuar të gjitha kontratat e punimeve të infrastrukturës publike për të pasqyruar çmimet aktuale të materialeve të ndërtimit, shtoi Ciolacu, duke theksuar se projektet me vlerë rreth 40 miliardë lei, janë bllokuar për shkak të kësaj çështjeje.

“Ne kemi nxjerrë prej kohësh mësim nga Rusia dhe nuk jemi aq të varur nga gazi dhe nafta ruse, dhe aspak të varur nga energjia elektrike. Megjithatë, kemi një varësi nga Ukraina në fushën e materialeve të ndërtimit dhe plehrave kimike”, tha Ciolacu.

Qeveria ofroi së fundmi 15.5 miliardë lei shtesë për programin e zhvillimit të infrastrukturës.

“Rreth 10 miliardë lei do të shpenzohen në ndërtimin dhe përmirësimin e rrugëve dhe 5.5 miliardë lei do të ofrohen për zgjerimin e rrjetit të gazit. Në këtë mënyrë, vëllimi i përgjithshëm i programit do të arrijë në 65.5 miliardë lei”, tha Ciuca.

Postime të Ngjashme