Shqip Română
Kultura

Rumania, shteti i parë ne botë që ka përdorur sondë për nxjerrjen e naftës që prej 1857-ës

Rumania, shteti i parë ne botë që ka përdorur sondë për nxjerrjen e naftës që prej 1857-ës

Rumania është shteti i parë në botë e cila ka përdorur sondë për nxjerrjen e naftës nga nëntoka. Statistikisht e rregjistruar në vitin e largët 1857 me eksplorime në zonën e Prahovës dhe Trotus.

Instituti “The Science of Petroleum” konfirmon në vitin 1938 faktin që Rumania ishte shteti i parë në botë i rregjistruar në statistikat internacionale me një prodhim afërsisht 275 ton naftë. Më pas është ndjekur nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1859, Italia 1860, Kanadaja në vitin 1862 dhe Rusia në vitin 1863. Ndërsa në vitin 1937 Rumania zinte vendin e 7 në botë për nga rezervat botërore të naftës, pas : URSS, Shtetet e Bashkuara, Irak, Iran, Venezuelës, Kolonitë Hollandeze e llogaritur në një sasi prej 95,000,000 ton ose e thënë ndryshe në 5.4% të rezervave botërore.

Në zonën e Bacau, u ndërtua ne vitin 1840 sonda e parë ne botë. Përdorej një metodë e ngjashme me metodën e nxjerrjes së rakisë nga kazanet artizanal. Interesante është fakti që, eksploruesit ishin fshatarët, ose djemtë e zonës. Ndërsa pas rritjes së prodhimit ishte e nevojshme që të ndërhyej me një kapital më të madh dhe kështu në vitin 1856 u ndërtua rafineria e parë nga vëllezërit Mehedinteanu, në periferi të qytetit Ploiesti (Rruga Buna Vestire nr.174) me pajisje dhe makineri moderne për atë kohë të porositura në Gjermani, nga kompania e asaj kohe Moltrecht.

Duke patur një avantazh në nxjerrjen e naftës Rumania mori një zhvillim në krahasim me fuqitë botërore duke bërë në të njëjtën kohë Bukureshtin, kryeqytetin e parë në botë që ndricohej me llamba me vajgur. Mbetet per të theksuar cilësinë e produktit, ishte pa ngjyre, pa erë dhe digjej me një ndricim me intesitet dhe formë konstante, pa tym. Më 8 tetor 1856, Bukureshti ndricohej me 1000 llamba të tilla.

Një transformim rrënjësor mori edhe qyteti i Ploiesti si “kryeqyteti i arit të zi”. Ky qytet pas vitit 1856 u shndërrua në prodhuesin më të madh në Europë të naftës. Në Rumani ekzistonin 10 rafineri me një kapacitet prej 34 milion ton në vit dhe nga të cilat 5 rafineri ishin në Ploiesti, në zonën e Prahovës.

Më pas ne vitin 1900 Rumania ishte shteti i vetëm në botë që eksportonte benzinë. Përgjatë këtyre 150 viteve të industrisë nafte nxjerrëse në Rumani u vendosën bazat dhe u krijuan kompanitë si Ylli Rumun (Steaua Romana), Vega, Astra Romana etj.

Postime të Ngjashme