Shqip Română
Ne Media

Spot promovues per Rumanine ne Ora News

Prej dates 1 Gusht 2024, ne nje prej televizioneve kombetare me te ndjekura ne Shqiperi, Ora News, ka nisur te shfaqet nje spot promovues per Rumanine, me theks ne bukurite natyrore te Rumanise. Spoti i krijuar nga Qeveria e Rumanise, eshte transmetuar ne shume televizione nderkombetare ne te gjithe boten, dhe tashme me suportin e stafit te Projektit Tricolor.al dhe me mbeshtetjen e Ambasades se Rumanise ne Republiken e Shqiperise, ky spot transmetohet edhe ne televizionet Shqiptare per shikuesin Shqiptar.

Qellimi i ketij promovimi qe Tricolor.al ka ndermarre eshte te beje te dukshme edhe me shume bukurite e Rumanise per te gjithe shikuesit Shqiptar, ne menyre te tille qe te mund te kontribuoje sadopak ne promovimin e vlerave, traditave dhe kultures se Rumanise dhe te popullit Rumun duke i dhene mundesine te gjitheve te shijojne ne menyre virtuale bukurite e Rumanise dhe me pas te promovoje vizitat turistike ne te gjitha trojet dhe krahinat Rumune.

Keto iniciativa te Tricolor.al do te vazhdojne edhe me tej per te sjelle sa me prane kulturen, traditat dhe vlerat historike te dy popujve tane.


Klikoni ketu per Videon ne Anglisht

Klikoni ketu per Videon e Pershtatur dhe Perkthyer ne Shqip

Postime të Ngjashme