Shqip Română
Njoftime

Fillimi i Programit të bursave të ofruara nga shteti rumun, nëpërmjet MPJ, për qytetarët e huaj, për vitin universitar 2024-2025

Fillimi i Programit të bursave të ofruara nga shteti rumun, nëpërmjet MPJ, për qytetarët e huaj, për vitin universitar 2024-2025

Qeveria e Rumanisë ofron, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, bursa për studime universitare për shtetasit e huaj që vijnë nga shtete të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, për vitin 2024-2025.

Maturantët e këtij viti shkollor kanë mundësi që të aplikojnë për të vijuar studimet e larta në universitetet e Rumanisë. Veç tyre, kanë mundësi të vijojnë studimet në universitete shtetërore rumune edhe studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet në nivelin Master dhe Doktoraturë. Ofrimi i bursave, bëhet falë marrëveshjes dypalëshe në fushën e arsimit mes shtetit shqipëtar dhe atij rumun.

Aplikantët kanë mundësi përzgjedhje mes shumë programeve të ndryshme studimi në të gjitha fushat, me përjashtim të Mjekësisë, Stomatologjisë dhe Farmacisë. Për Bachelor dhe Master janë të disponueshme vetëm programe studimi në gjuhën rumune. Në nivel doktorature, aplikantët mund të zgjedhin një program në anglisht ose një gjuhë tjetër të huaj të vendosur nga shkolla e doktoraturës.

Ofrohet gjithashtu një vit përgatitor në rumanisht përpara regjistrimit në programin e studimit të zgjedhur, për ata që nuk flasin gjuhën rumune.

Personat e interesuar për të marrë  një bursë të ofruar nga Qeveria e Rumanisë kanë mundësinë të paraqesin aplikimin e tyre në mënyrë elektronike përmes platformës online Study in Romania. (www.studyinromania.gov.ro),

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri në daten 16 mars 2024, ndërsa rezultatet e fituesve do të shpallen rreth datës 15 korrik 2024.

Per me shume informacion rreth kushteve të përfitimit të bursës, degeve te studimit etj gjeni në faqen e internetit ( https://scholarships.studyinromania.gov.ro/ )

Postime të Ngjashme