Shqip Română
Njoftime

Njoftim në lidhje me tërheqjen e vetëdeklarimit për përkatesinë në identitetin kulturor rumun

Njoftim në lidhje me tërheqjen e vetëdeklarimit për përkatesinë në identitetin kulturor rumun

Drejtuar personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, të cilët dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani duke filluar me vitin akademik 2025 -2026, ju përcjellim informacionet si në vijim:

  • Për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatesinë në identitetin kulturor rumun, mund të paraqiteni në Selinë e Ambasadës të Rumanisë në Tiranë në datat 30 qershor, 01,02 korrik 2025, në intervalin orar 09:00 – 12:00. Është e nevojshme që të gjithë kandidatët të paraqiten me Kartë Identiteti ose Pasaportë të vlefshme (për personat të cilët nuk kanë mbushur moshën 18 vjet është e nevojshme prania e një ose të dy prindërve ose e përfaqësuesve ligjorë);

ME KËTË RAST, JU RIKUJTOJMË FAKTIN SE PËR DORRËZIMIN E KËRKESAVE, DEKLARATAVE, DOSJEVE PËR PËRFITIMIN E BURSAVE PER RUMUNËT E KUDOGJENDUR, NUK MERREN TAKSA DHE PAGESA TË TJERA NGA ANA  E KANDIDATËVE. GJITHASHTU PROÇEDURA NUK IMPLIKON NDËRHYRJEN E NDËRMJETËSVE.

Postime të Ngjashme