Shqip Română
Sporti

25 minuta magjike! Shqipëria U21 thyen Rumaninë dhe konfirmohet në krye

25 minuta magjike! Shqipëria U21 thyen Rumaninë dhe konfirmohet në krye

Shqipëria U21 realizoi një përmbysje emocionuese përballë bashkëmoshatarëve nga Rumania, duke fituar 3-2.

Ky ishte suksesi i dytë në po kaq ndeshje për kuqezinjtë e Alban Bushit në Grupin E të eliminatoreve të Euro 2025.

Pjesa e parë ishte e dyluftuar, por rastet munguan. Ndërkohë që fraksioni i dytë i takimit ishte i drithërues! Constantin Grameni dhe Andrei Borza kaluan rumunët në avantazh të dyfishtë.

Por, kuqezinjtë vendosën zemrën në fushë, nuk u dorëzuan dhe prodhuan 3 gola shumë të bukur. Me Cristian Shpendin, kapitenin Medon Berisha (eurogol) dhe Adrion Pajazitin që dhuruan emocione të paharrueshme në “Elbasan Arena”. Duke kompletuar një shtator fantastik kuqezi.

Euro 2025
U21, Grupi E 

SHQIPËRI-RUMANI 3-2 (Cristian Shpendi 63′, Berisha 71′, Pajaziti 88′ / Constantin Grameni 47′, Borza 58′)


Burimi: TopChannel | Video: Youtube/SuperSport/Digitalb

VIDEO

Postime të Ngjashme