Shqip Română
Sporti

Shënoi dygolësh ndaj CFR Cluj, Rrahmani shpallet lojtari i javës në Rumani

Shënoi dygolësh ndaj CFR Cluj, Rrahmani shpallet lojtari i javës në Rumani

Albion Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i javës së dhjetë në kampionatin e Rumanisë, Liga 1.

Ky lajm u bë publik nga faqja zyrtare e Ligës Rumune pasi ditën e hënë në mbrëmje sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, shënoi një dy-golësh dhe dha një asist në fitoren 3-1 të Rapid Bucuresti ndaj CFR Cluj.

“Lojtari i Rapidit është mes sulmuesve më të rrezikshëm në Superligë, ndërsa shënoi një tjetër dygolësh”-shkruhet në faqen e Ligës së Rumanisë.


Postime të Ngjashme