Shqip Română
Sporti

David Popovici, kampion absolut pasi fitoi medaljen e artë në 100 metra stil i lirë edhe në Kampionatin Botëror të Notit për të rinj në Lima.

David Popovici, kampion absolut pasi fitoi medaljen e artë në 100 metra stil i lirë edhe në Kampionatin Botëror të Notit për të rinj në Lima.

David Popovici (David Popoviç) i përmbushi pritshmëritë dhe fitoi medaljen e artë në 100 metra stil i lirë në Kampionatin Botëror të Notit për të rinj në Lima, Peru të dielën. Patrick Sebastian Dinu, gjithashtu i kualifikuar në finale, përfundoi në vendin e 5-të. Kampioni i Botës edhe për të rritur në këtë garë të rëndësishme të notit dhe rekordmeni botëror, David Popovici e përfundoi garën në 47 sekonda e 13 të qindtat, pasi ishte kualifikuar në finale me kohën më të mirë, 48 sekonda e 17 të qindtat. David Popovici dominoi qartë në finale, duke e përfunduar garën më shumë se dy sekonda përpara vendit të dytë, i zënë nga kroati Jere Hribar (49.37 sekonda). Në vendin e tretë ishte Nikolas Antoniou nga Qipro (49.91 sekonda). Patrick Sebastian Dinu, i cili doli i pesti, i mbuloi dy gjatësitë e pishinës në 50 sekonda dhe 9 të qindtat.

Rekordi botëror për këtë ngjarje, të cilën David Popovici e vendosi muajin e kaluar në Kampionatin Europian të të rriturve në Romë, është 46 sekonda e 86 të qindtat. Në qershor, kur u bë kampion bote për të rriturit në Budapest, David Popovici notoi 100 metra në 47 sekonda e 58 të qindtat.

Për David Popovicin, në pjesëmarrjen e tij të fundit në një kampionat botëror për të rinj, kjo është medalja e tretë e artë që fiton në garën në Lima. Ai gjithashtu fitoi një medalje të artë në 200 metra stil i lirë të enjten, kur e përfundoi garën me kohën 1:46.18, me të cilën vendosi edhe një rekord të ri botëror të konkurrencës për të rinj. Popovici gjithashtu ka një medalie të artë në stafetën 4x100 m stil i lirë. Pas suksesit të së dielës mbrëma, David Popovici tani mban medalje të arta në garat 100 m dhe 200 m stil i lirë në Kampionatin Europian për të rinj, Kampionatin Botëror për të rinj, Kampionatin Europian për të rritur dhe Kampionatin Botëror për të rritur.

David Popovici mbush 18 vjeç më 15 shtator.

Postime të Ngjashme