Shqip Română
Ekonomi

JP Morgan, banka me e madhe ne ShBA : "Bitcoin mund të rritet me 28% dhe tani është aktivi alternativ i preferuar i yni."

JP Morgan, banka me e madhe ne ShBA : "Bitcoin mund të rritet me 28% dhe tani është aktivi alternativ i preferuar i yni."

JPMorgan Chase, banka më e madhe amerikane për nga aktivet, thotë se çmimi i drejtë i Bitcoin është 28% mbi nivelet aktuale, duke sugjeruar një "përmirësim të rëndësishëm" pas rënies dramatike në industrinë e kriptove këtë vit, shkruan Business Insider.

Banka pretendon se monedhat dixhitale kanë kapërcyer industrinë e pasurive të paluajtshme dhe kështu janë kthyer në aktivin alternativ të preferuar të saj, një segment që nuk merr parasysh asetet "tradicionale", si aksionet dhe obligacionet.

Gjiganti amerikan thotë gjithashtu se çmimi i drejtë i monedhës është 38,000 dollarë, 28% mbi nivelin 29,700 dollarë të shfaqur sot. Kështu, JPMorgan sheh rritje të konsiderueshme në të ardhmen për Bitcoin dhe në përgjithësi, për tregun e kriptomonedhave.

Industria e kriptove ka pësuar rënie masive në vitin 2022, duke u përballur me inflacion të lartë dhe, rrjedhimisht, me rritje të normave të interesit, luftën në Ukrainë dhe ngadalësimin e ekonomisë kineze, të cilat i kanë detyruar investitorët të heqin dorë nga asetet me risk te larte.

Bitcoin ka rënë me 37% që nga fillimi i vitit, ndërsa Ethereum është ulur me rreth 48%. Vlera e tregut e të gjitha kriptomonedhave ra nga 3 trilion dollarë në nëntor të vitit të kaluar në 1.3 trilion dollarë në maj 2022.

Megjithatë, JPMorgan argumenton se shitja goditi kripto-asetet më shumë se investimet e tjera, duke vënë në dukje industrinë e kapitalit privat dhe të pasurive të paluajtshme. Për rrjedhojë, strategjitë e bankës janë të mendimit se monedhat dixhitale kanë, në të kundërt, më shumë shanse rikuperimi.

"Ne kemi zëvendësuar sektorin e pasurive të paluajtshme me asete dixhitale, të cilat janë bërë aktivi ynë alternativ i preferuar, së bashku me fondet mbrojtëse," shkruan JPMorgan, duke shtuar se ndërsa kolapsi i TerraUSD ka dëmtuar ndjenjën e përgjithshme në hapësirën e kriptove, flukset e kapitalit nuk duken qe te ndalojne.

Së fundmi, banka e investimeve u dha aktiveve dixhitale një vlerësim "nën-peshë", duke i vendosur ato më parë në kategorinë "mbi-peshë".


Postime të Ngjashme