Monumenti i
Skënderbeut mbi kalë, vepër e realizuar nga Janaq Paço, Andrea Mano dhe Odhise
Paskali
Eshtë i
konsiderueshëm numri i armano-vllehëve artistë të artit skenik të dramës
teatrale dhe të filmit.
Artistët armanë të
pikturës dhe të skulpturës janë nga më të shquarit e Ballkanit. Skulptori Janaq
Paço armano-vllahu nga Përmeti, është mbi të gjithë të tjerët dhe mund të quhet
si babai i skulpturës shqiptare. Nuk mbetet pas skulptori Andrea Mano bashkëpuntor
i Prof. Janaqit. Skulptorë të tjerë janë Maksi Mustaka, Ilia Doko etj.
Në pikturë mbi të
gjithë qëndron piktori i famshëm ikonograf David Selenica i pasuar nga shumë të
tjerë të periudhes së rilindjes dhe asaj moderne.
Foto-pikturë:
Sander Prosi (1920-1985). Artisti i madh me origjinë armane-vllahe i skenës
teatrale dhe i filmit shqiptar. Me të vërtetë një gjigand në piedestalin e të
mëdhenjve si Aleksandër Moisiu, Mihal Popa, Margarita Xhepa, Albert Verria,
Prokop Mima, Llambi Kaçani etj.
Foto:
Margarita Xhepa, Artiste e Popullit.
U
lind më 2 prill të vitit 1932 në Lushnje.
Ajo
njihet si një nga Zonjat e Mëdha të Teatrit Shqiptar. Nga viti 1950 u aktivizua
si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht
studioi në Liceun Artistik, Dega e Dramës. Ka krijuar mbi 150 role në teatër,
midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina
tek “Lumi i vdekur” (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të
Jakov Xoxës), Filja tek “Cuca e maleve” (Loni Papa), Zonja Mëmë tek “Kush e
solli Doruntinën” (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të
njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha) etj.
Ka
qenë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek
“Hamleti”, Vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, Dado tek “Romeo e Xhulieta”,
Mbretëresha Margaret tek “Rikardi i III”, të Shekspirit.