Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bisedoi të enjten me Octavian Şerban, ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri.
Ata diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. “Diskutuam për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona, për të rritur praninë e produkteve shqiptare në tregun e Rumanisë”, tha me këtë rast ministrja Denaj.
Vend të veçantë gjatë bisedës zuri shkëmbimi i ekperiencave në mekanizimin dhe përdorimin e teknologjisë në bujqësi.
Rumania është e njohur në përdorimin e teknologjisë së përparuar në fushën e prodhimit bujqësor.
Burimi: RTSH