Shqip Română
Njoftime

Nisja e Programit Start-Up Nation Diaspora

Nisja e Programit Start-Up Nation Diaspora

Ministria Rumune e Sipërmarrjes dhe Turizmit ka kënaqësinë t'ju informojë se 19 korrik 2022 filloi Programi Start-Up Nation Diaspora, i cili ka për qëllim sipërmarrësit rumunë nga jashtë. Programi synon të japë financim prej maksimumi 200,000 lei për çdo përfitues, me synimin për të financuar një numër prej rreth 1,000 përfituesish në të ardhmen. Objektivi i këtij programi është zhvillimi i aktiviteteve me vlerë të lartë të shtuar në Rumani, nëpërmjet investimeve në teknologji të reja, inovative, energji të gjelbër, digjitalizim dhe trajnime sipërmarrëse.

Nëpërmjet këtij programi, sipërmarrësit që duan të përmirësojnë performancën ekonomike të bizneseve të reja që drejtojnë, kanë mundësinë të përfitojnë fonde të pakthyeshme.

Regjistrimet mund të bëhen ekskluzivisht online, deri më 1 shtator 2022 në adresën e internetit: https://granturi.imm.gov.ro/#/transparency/sun.

Përfituesit e mundshëm të këtij programi kanë në dispozicion një call center të dedikuar (0219059) që mund të telefonojnë për të marrë informacione më të detajuara dhe mund të kërkojnë ndihmë nga specialistët e programit.

Manuali i Programit Start-Up Nation Diaspora mund të konsultohet duke hyrë në linkun http://turism.gov.ro/web/2022/07/18/manual-start-up-nation-2022/

Postime të Ngjashme