Shqip Română
Arsimi

Ambasada e Rumanise ne Shqiperi promovon bashkepunimin ne Arsim dhe Teknologji mes Shqiperise dhe Rumanise

Në kuadër të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve dhe bashkëpunimeve mes Shqipërisë dhe Rumanisë, Ambasada e Rumanisë në Shqipëri e përfaqësuar nga Këshilltari për Cështjet Ekonomike dhe drejtuesi i zyrës  për Promovimin Tregtar dhe Ekonomik në kuadër të Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri, z. Cristian Cutaș mundësoi takimin në ambjentet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë të Prof. Dr. Costin Lianu, profesor në Universitetin e Bukureshtit dhe Universitetin "Spiru Haret", si dhe president i Wallachia eHub në Bukuresht, Rumani; dhe Prof. Dr. Irina Rădulescu, profesore në Universitetin e Gazit të Naftës në Ploiești, Rumani të cilët u pritën nga Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, themelues dhe president i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë; Prof. Dr. Greta Angjeli, zëvendësrektore e UMSH; z. Ilir Hebovija, administrator i UMSH; Dr. Olgerta Idrizi, zëvendësdekane e Fakultetit të Informatikës; dhe Dr. Ferjolt Ozuni, profesor i UMSH, drejtues i projektit Tricolor.al dhe iniciator i këtij takimi. 
Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit mes universiteteve të përfaqësuara nga të pranishmit, si dhe për hedhjen e bazave për krijimin e një Digital & Innovation Hub, të mbështetur nga institucionet e të përfaqësuarve nga Rumania si dhe nga eksperienca dhe ekspertiza e Prof. Dr. Lianu dhe Prof. Dr. Rădulescu ne sektorin e Qëndrave Dixhitale dhe të Zhvillimit Teknologjik, por dhe ne sektoret e tyre te ekspertizës.
Në fjalën e tij z. Cutaș tregoi gadishmërinë e tij dhe të Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri në promovimin dhe facilitimin e bashkëpunimeve mes institucioneve arsimore Shqiptare me ato të Rumanisë, si dhe mes bizneseve, operatorëve të ndryshëm ekonomik dhe Qëndrave të ndryshme të Zhvillimeve teknologjike dhe inovacionit në të dyja vendet.
Të pranishmit në këtë takim theksuen se frutet e këtij bashkëpunimi do të përfshijnë studentët, stafin akademik, si dhe partnerët dhe bashkëpunëtorët nga sektori privat në Shqipëri dhe Rumani, në industri dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendeve përkatëse. Përfaqësuesit nga Rumania shprehën edhe një herë gatishmërinë e tyre për të asistuar hap pas hapi dhe për të bashkëpunuar më tej në projekte dhe realizime të ndryshme akademike, shkencore dhe teknologjike.

GALERI FOTOGRAFISH

Postime të Ngjashme