Shqip Română
Njoftime

Njoftim per marrjen e dokumentit të vetëdeklarimit për përkatesinë në identitetin kulturor rumun

Njoftim per marrjen e dokumentit të vetëdeklarimit për përkatesinë në identitetin kulturor rumun

Ambasada e Rumanisë në Shqipëri ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë personat që dëshirojnë të studiojnë në Rumani:

Drejtuar personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, të cilët dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani duke filluar me vitin akademik 2022 -2023, ju përcjellim informacionet si në vijim:
-Për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatesinë në identitetin kulturor rumun, mund të paraqiteni në Selinë e Ambasadës të Rumanisë në Tiranë në datat 05, 06, 07 korrik 2022, në intervalin orar 09:00 – 12:00. Është e nevojshme që të gjithë kandidatët të paraqiten me Kartë Identiteti ose Pasaportë të vlefshme;
ME KËTË RAST, JU RIKUJTOJMË FAKTIN SE PËR DORRËZIMIN E KËRKESAVE, DEKLARATAVE, DOSJEVE PËR PËRFITIMIN E BURSAVE PER RUMUNËT E KUDOGJENDUR, NUK MERREN TAKSA DHE PAGESA TË TJERA NGA KANDIDATËT.


Postime të Ngjashme