Realdo
Fili ka vendosur të largohet nga klubi i Botosanit. Duket se fati i ka
buzëqeshur futbollistit fierak, i cili ka fituar “lotarinë amerikane”.
“Fitova “lotarinë amerikane”
në Shqipëri, dhe tani më duhet të bëj disa dokumente për procedurat për marrjen
e nënshtetësisë amerikane. Për 2-3 javë mendoj se do të jetë gati me këtë
proces, mbeten vetëm disa detaje për t’u përcaktuar. Pasi të kem
shtetësinë, mund të marr kontratë përtej oqeanit si “lojtar vendas”, lojtar
kombëtar, pra të mos konsiderohem i huaj, lojtar jo i BE-së. Do të rris
shanset e mia për të pasur një status më të mirë karriere.
Unë kam disa të afërm në Tampa
të Floridës, do të shkoj atje kur të shkoj në Shtetet e Bashkuara, aq më tepër
që ata të afërmit më kanë vënë një garanci, siç është procedura”, ka
deklaruar Fili në një prononcim për mediat rumune.
Fili, i cili në vendin tonë ka
luajtur me Apoloninë, Partizanin, Kamzën, Skënderbeun dhe Luftëtarin, ka
luajtur 55 ndeshje në kampionat me Botoshanin, duke shënuar 8 gola me këtë
skuadër e duke e ndihmuar që të siguronte qetësisht mbijetesën në elitë. Ai
tashmë do të nisë një cikël të ri në jetën e tij, teksa mbetet të mësohet nëse
do të zgjedhë të ushtrojë futbollin edhe në Amerikë, apo do të shkëputet.