Shqip Română
Kultura

Dita Kombëtare e Arumunëve – 23 Maj 1905

Dita Kombëtare e Arumunëve – 23 Maj 1905

Dita Nacionale e Arumunëve - festohet çdo vit më 23 maj, e cila shënon njohjen e arumunëve nga Perandoria Osmane si një popull i pavarur.

Arumunët janë një grup etnik dhe komb autokton me shtrirje gjeografike vendbanimesh në të gjitha shtetet e Ballkanit. Ata flasin gjuhën arumune, e cila renditet në një nga gjuhët latine, por është e përafërt me gjuhën rumune dhe atë italiane. Gjuha është elementi kryesor i vetëdijes së një etnie apo thënë ndryshe një minoriteti. Gjuha arumune është gjuha amtare e popullit arumun.

Arumunët i gjejmë në shtete të ndryshme si Shqipëria, Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Rumania dhe Serbia. Kjo popullsi është e vjetër, autoktone, gjeneza historike dhe mbijetesa ekzistenciale e kësaj popullate është përballur me një mori luftërash dhe përpjekjesh të vazhdueshme kundër sulmeve dhe planeve të përgjakshme me karakter asimilues nga ana e armiqve të ndryshëm. Por, edhe pse arumunët u gjendën pa organizim të pavarur shtetëror deri nga shek. XVIII-të, ata kanë ditur të mbijetojnë në gjirin e popujve të tjerë ballkanikë pa u asimiluar prej tyre.

Shoqëria Kulturore Arumune (FARA ARMÂNEASC dit ROMÂNIA), nën drejtimin e Sterica Fudulea e ka kremtuar këtë ngjarje çdo vit në Bukuresht. Që atëherë, kjo veprimtari organizohet nga Komuniteti Arumun, me pjesëmarrjen e arumunëve dhe për arumunët.

 Prej disa vitesh në Rumani, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit, 23 maji festohet Dita Kombëtare e Arumunëve, në përpjekje për të ruajtur kulturën dhe zakonet e këtij komuniteti. Arumunët, të cilët u sakrifikuan për mbrojtjen e gjuhës stërgjyshore dhe të besimit ortodoks, shkëlqejnë si diamantet në qafën e dëshmorëve të shenjtë të kombit rumun. Është me vend që sot t'u bëjmë homazhe, sepse sakrifica e tyre afirmon të drejtën e jetës së këtij populli të shtypur që dëshiron të qëndrojë në vendet e tij mijëravjeçare, ashtu siç i la Zoti.

Arumunët nuk njihen si pakicë etnike në Rumani, pavarësisht përpjekjeve të shumta. Polemikat janë të zgjatura edhe në gjuhën arumune. Disa mësues pretendojnë se gjuha arumune është një dialekt i gjuhës rumune, ndërsa të tjerë e konsiderojnë atë një gjuhë të pavarur.

Nuk është mrekulli që arumunët kanë ruajtur identitetin e tyre, është rezultat i një procesi të përhershëm të përjetësimit të vlerave, të përcjella brez pas brezi, vlera mbi të cilat bazohet Europa sot. Tre shtyllat e evropianizmit: Athina, Roma dhe Jeruzalemi, përkatësisht filozofia greke, ligji romak dhe krishterimi i lindur në qytetin e Izraelit, janë të gjitha pjesë e qenies arumune.

Ka ardhur koha që vetë arumunët të mendojnë për veten e tyre që të mos-asimilohen, të mos-humbasin, por të gjurmojnë dhe promovojnë dhe më pas trashëgojnë nga brezi në brez historinë, kulturën, traditat, folklorin e pasur të Arumunëve të Ballkanit.

Është i rëndësishëm promovimi brenda dhe jashtë vendit i vlerave tona arumune, për ta mbajtur kështu të gjallë tek brezat e rinj dashurinë për,kulturën dhe zakonet tona arumune.

Të gjithë ne duhet të jemi ambasadorët dhe promotorët e vlerave tona më të mira kombëtare, ne përpjekjen misionare të zhvillimit të marrëdhenieve ndërkulturore midis popujve tanë miq.

Bashkangjitur në këtë artikull,do vendosim disa video dhe foto, që u bënë gjatë organizimit të eventit të datës 23 mai 2022, në Parcun Obor,Bucuresti, në të cilin pjesëmarrës ishin dhe tre studentë shqiptarë arumunë. 

GALERI FOTOGRAFISH

Dita Kombëtare e Arumunëve – 23 Maj 1905
Dita Kombëtare e Arumunëve – 23 Maj 1905

Postime të Ngjashme