Shqip Română
Biznes

Biznesmene dhe Profesore vizitojne biznese Shqiptare per bashkepunim

Biznesmene dhe Profesore vizitojne biznese Shqiptare per bashkepunim

Ne kuader te iniciativave te ndermarra nga Ambasades se Rumanise ne Shqiperi per rritjen e shkembimeve ekonomike dhe te bashkepunimeve mes kompanive Shqiptare dhe atyre Rumune, z. Cristian Cutaș - drejtues i zyres per Promovimin Tregtar dhe Ekonomik ne Ambasaden e Rumanise ne Shqiperi -, dhe Dr. Ferjolt Ozuni - drejtues i projektit "Tricolor.al", udhehoqen nje grup biznesmenesh dhe profesoresh ne disa takime biznesi ne Tirane ne periudhen 15-19 nentor 2024. Nje nga takimet ishte me drejtuesit e Genius Distribution & Genius Laborator, nje prej brandeve me te suksesshme dhe profesionale ne fushen e laboratoreve mjekesore dhe te distribucionit te pajisjeve laboratorike ne Shqiperi me baze ne Tirane. Grupi nga Rumania u prit nga z. Alban Kalaj, menaxher i Genius Distribution ne zyrat e kompanise ku u diskutuan rreth mundesive te reja te bashkepunimit dhe mundesive te reja qe keto takime ofrojne. Z. Kalaj shoqeroi gjithashtu grupin ne nje vizite ne ambjentet e brendshme te laboratorit qendror te Genius Laborator ku delegacioni rumun pa nga afer teknologjine e re dhe me te fundit te perdorur nga laboratoret Genius ne Shqiperi.

Z. Florian Ionescu, perfaqesues i disa brandeve te ndryshme mjekesore dhe laboratorike ne Rumani dhe ne te gjithe rajonin, tregoi gadishmerine e tij ne bashkepunimet e mundshme mes kompanive dhe brandeve qe ai perfaqeson dhe Genius Distribution, me qellim forcimin e bashkepunimeve dhe marrdhenieve ekonomiko-financiare mes gjithe paleve te perfshire.

Ne te njejten kohe, Z. Cristian Cutaș, ne cilesine e drejtuesit te zyres per Promovimin Tregatr dhe Ekonomik ne Ambasaden e Rumanise ne Shqiperi, siguroi palet e perfshire per implikimin ne vazhdim te zyres qe ai drejton dhe te gjithe Ambasades Rumune ne Shqiperi per lehtesimin e bashkepunimeve te tjera te ardhshme mes bizneseve te te dy vendeve.

Takimi i mbyll me fjalen e drejtuesit te projektit "Tricolor.al", Dr. Ferjolt Ozuni, i cili tregoi edhe nje here gadishmerine e tij personale dhe te te gjithe grupit te cilin ai drejton, "Tricolor.al", per te qene sa me prane biznesve te te dyja shteteve duke mundesuar edhe ne ta ardhmen takime te tilla lehtesuese.

Ne kete takim moren pjese edhe Prof.Dr. Costin Lianu nga Universiteti "Soiru Haret" ne Bukuresht Rumani, dhe Prof. Dr. Irina Radulesc, nga UPG Ploiesti, Rumani.

GALERI FOTOGRAFISH

Biznesmene dhe Profesore vizitojne biznese Shqiptare per bashkepunim
Biznesmene dhe Profesore vizitojne biznese Shqiptare per bashkepunim
Biznesmene dhe Profesore vizitojne biznese Shqiptare per bashkepunim

Postime të Ngjashme