Iuliana Marciuc, e cila ishte
kryetare e delegacionit të Rumanisë në Eurovision, ka bërë një deklaratë duke thënë
se nuk ishin të njoftuar se pse pikët maksimale të shtetit të tyre iu dhanë
Ukrainës e cila u shpallë fituese, e jo Moldavisë që ata kishin vendosur.
Ajo ka bërë këto deklarata në televizionin kombëtar atje
TVR News, duke thënë se nuk e di deri tani pse votat e jurisë të Rumanisë janë
ndryshuar dhe 12 pikët që ata i kishin dhënë Republikës së Moldavisë i kanë
shkuar Ukrainës.
Marciuc
gjithashtu saktësoi se gjykimi në Bukuresht është bërë duke respektuar
rregulloren e EBU-së, nga e cila pret një përgjigje për këtë situatë.
“Telefonova Bukureshtin, kërkova të më jepnin partiturën,
pasi deri atëherë nuk e dija dhe kërkova detaje për mënyrën e organizimit të
jurisë në studio. Mësova se ishte organizuar me të gjitha rregullat e vendosura
nga EBU, me praninë e një noteri të detyrueshëm, një noteri që do të mbërrinte
në studio përpara anëtarëve të jurisë. Anëtarët e jurisë nuk mund të
komunikonin me njëri-tjetrin, nuk mund të flisnin, secili firmosi jurinë e tij,
nuk panë rezultatin total të jurisë. Në këtë mënyrë nuk e dimë se cili është
problemi i kësaj jurie”, tha Iuliana Marciuc.
Në të njëjtën kohë, kreu i delegacionit rumun zbuloi
gjithashtu se vetëm gjatë finales së Eurovisionit të shtunën mbrëma(14 maj),
producentja televizive Liana Damian, përgjegjëse për jurinë, vuri re
mospërputhje me raportin e dërguar një ditë më parë në EBU dhe se praktikisht,
rezultatet e specialistëve të jurisë në studion e Bukureshtit nuk u morën
përsipër.
“Nuk kam marrë asnjë deklaratë
zyrtare në lidhje me dyshimet që kanë të bëjnë me gjysmëfinalen e dytë, dyshime
që parashikohen në këtë buletin janë marrë vetëm në orët e vona të natës gjatë
procesit të gjykimit. Ky email u mor rreth 30 minuta pasi producenti ynë kërkoi
një bisedë telefonike me operatorin e votimit Digame për detaje në lidhje me
këtë mospërputhje. Në këtë mënyrë zbuluam se 12 pikët që i janë dhënë Moldavisë
janë dhënë nga ne për Ukrainën”, shpjegoi ajo.
Iuliana Marciuc saktësoi
gjithashtu në TVR News se që nga mëngjesi i djeshëm ka kërkuar shpjegim zyrtar
nga EBU në lidhje me votat e Rumanisë, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.
TVR akuzon Unionin Evropian të
Transmetuesve (EBU), organizatorin e Eurovizionit, se ka ndryshuar rezultatin e
votimit të jurisë rumune pa shpjeguar arsyet, pak pasi u zbulua se votimi në
Rumani dhe pesë vende të tjera nuk u mor parasysh.
“U befasuam kur konstatuam se
rezultati i votimit të jurisë rumune nuk u mor parasysh në përllogaritjen e
renditjes përfundimtare, organizatorët u caktuan një grup tjetër pikësh
konkurrentëve në finale, në emër të jurisë së vendit tonë. Saktësojmë se juria
rumune vendosi t’i japë pikë maksimale përfaqësuesve të Moldavisë”, shkruhet në
komunikatën e TVR.
Televizioni Kombëtar pretendon se “rregullat u ndryshuan
gjatë lojës, pa u njoftuar paraprakisht pjesëmarrësit, pasi gjatë transmetimit
zbuluan se disa vota të jurive kombëtare u ndryshuan nga organizatorët pa u
informuar”.
Por, gjatë finales së
Eurovision, Unionin Evropian i Transmetuesve (EBU) kishte lëshuar një deklaratë
ku sqaronte se në përpjekje të dyshuara për të manipuluar votimin e jurisë ata
hoqën votat e jurisë nga gjashtë vende.
Votat nga Azerbajxhani, Gjeorgjia, Mali i Zi, Polonia,
Rumania dhe San Marino u zëvendësuan të gjitha me rezultatin e ri.