Romani i Mircea Cărtărescut vjen në shqip nga Gersa Rrudha

Romani i Mircea Cărtărescut vjen në shqip nga Gersa Rrudha

Ky roman endërrimtar për kujtesën dhe magjinë, e kthen botën e errët të Bukureshtit komunist ne një vend magjish të çuditshme. Ketu gjejmë një burrë që luan ruletën ruse gjithnjë e me sfiduese, një fémijë qe ushtron fuqitë e veta magjike nëpër apartamente, gjejme një te ri qe heton kufijtë gjinorë, një grua qe rijeton rinine dhe një arkitekt fiksohet me tingullin e borisë se makines se tij te re - me pasoja te papritura. Duke përzier realitetin dhe simbolikën, kohën dhe mitin, kjo është një kryevepër-kult nga shkrimtari me i famshëm i Rumanisë.
Lexuesit që hapin faqet e Nostalgjisë duhet te jene gati për një 'permbytje' verbale të imagjinatës qe i 'shplan' të gjitha idetë e meparshme se çfare eshte apo si duhet te jetë një roman.
Edhe pse secili prej pese kapitujve eshte i veçante dhe rri më vete, një harmoni tematike, madje hipnotike, 'vesh gjithë librin dhe e gjen veten ne lojërat e femijëve, në muzikën e sferave, në krijimin e miteve të hershme të njerëzimit, origjinën e universit dhe në lagjet e rrënuara të një Bukureshti apokaliptik ...
 

'Cartarescu eshtë një prej zerave madhorë të letërsisë europiane'
•⁠  ⁠Olga Tokarczuk, Çmimi Nobel në Letërsi
 

"Çfarë labirinti i mrekullueshëm gjuhe dhe ngiyre... Cartarescu, poeti dhe romancieri më i shquar i Rumanisë, na jep një vepër perplot me befasira dhe të papritura."
"Lexojeni mirë këtë libër, pastaj lexojeni edhe një herë."
— Peter Constantine
— San Francisco Chronicle


"Si shkrimtar Cartarescu mundet fare mirë të krahasohet me Kafkan, Borgesin, Cortazar-in apo Kunderan. Njëri prej më të mëdhenjve."
—El País

Ndajeni këtë artikull: