Shqip Română
Kultura

"Këshillë"

"Këshillë"

Vëlla Armën!

Në gjuhën tënde, në gjuhën e ëmbël që flasim sot atje: zgjohu dhe ndriçohu! Shkunde pluhurin që të ka hipur,  hidhe mjegullën që të mban sytë në errësirë! Ti je prej soji të madh, në venat e tua rrjedh gjak fisnik, ti ke histori, ke të  kaluar të madhe.

 Të sjellësh ndërmend stërgjyshërit tënd të atyre armënëve trima dhe levendë, që arritën zotër përmbi  një botë të tërë, me zemrën e drejtë, me shpirtin e pastër të themi: ec në atë rrugën e drejtë, në rrugën e cila të shpie  në nder dhe në shpëtim. Të duash njerëzit tënd dhe të lëvdohesh me ta, të duash gjuhën tënde dhe të punosh.

Ler, largohu prej atyre që të shikojnë të këqijat; ikë prej atyre që kërkojnë vdekjen në Botë. Dhe mos duro as  të folmen e tyre, se gënjeshtarë janë, as edhe bëmat e tyre se vetëm për të mirën tënde nuk janë. Deri tani punove kopshtin e të huajit dhe të dushmanit dhe tënden e lë të mbushet me egjër dhe gjemba. Mjafton sa punove për të tjerët, që këtej e tutje të punosh për vete, për gjuhën dhe kombësinë tënde. Për të mirën tënde – vëlla Armën, për zgjimin tënd është kjo revistë.

Ajo do të të tregojë gjithmonë rrugën atë të drejtë. Ajo do të të sjellë ndërmend cilat  janë interesat e tua, dhe do të mësosh për emrin, sojin dhe historinë tënde. Dhe, se çfarë të duhet dhe prej mësimeve të tjera të mira, dhe prej të cilave të kesh hair, do të jenë nga pak në revistë.

...Për këtë qëllim do të luftojë revista e jonë. Tani do të dalë nga njëherë në muaj, por që po të ndihmohet do të dalë njëherë në javë. Ky është meraku ynë dhe do të bëjmë gjithë çfarë pritet prej nesh, do të punojmë dhe do të shpenzojmë dhe do Zoti që të arrijë revista në të gjitha fshatrat, në të gjitha shtëpitë dhe të sjellë dritë, mësim dhe zgjim.

VO: Kjo „Porosi” është botuar në revistën „Frăţiľia” (revistë Armëneaskë) në numërin 1, në muajin shkurt, viti 1901.

Revistën e pregatit profesori i Liceut Armănesk të Bitolës, poeti ynë i dëgjuar dhe diplomat NIKOLLA BACARIA.

Postime të Ngjashme