Artistë nga Shqipëria, Gjermania, Rumania e Bangladeshi, që prej tre muajsh kanë vijuar punën e tyre artistike në Studiot e Hapura në Vila 31 X Art Explora, prezantojnë këtë fundjavë punimet e tyre.
Në çelje të edicionit të dytë, vizitorët shijuan artin bashkëkohor në ish-rezidencën e diktatorit, e shndërruar në një hapësirë dedikuar kulturës.
Pjesë e eventit janë filma, performanca dhe punëtori: një mundësi për të eksploruar praktika të ndryshme artistike.
Video-instalacionet nga Mona Vătămanu & Florin Tudor dhe një performancë zanore nga Genc Elezaj, krijuar nga Erdiola Mustafaj pas punës kërkimore mbi historinë orale të Çamërisë tërhoqën vëmendjen e publikut në ditën e parë të edicionit të dytë të Vila 31 dhe Art Explora.
Programi vazhdon deri të dielën në mbrëmje, me aktivitete për fëmijë dhe të rritur.
Burimi: Top Channel