Për të njohurin
këngëtar Hrista Lupci, poetia Kira Jorgoveanu-Mancu tregon:
„Këngëtari i madh,
arumuni Hrista Lupci – është një institucion arumun.
Ne Arumunët, banorë
të shpërndarë në aq vende derdhim pasurinë, fuqinë, shpirtin dhe kulturën në ato vende ku Zoti na dhuroi të
jetojmë. Nuk kishim dhe nuk kemi institucionet vetëm tonat: Akademi, Universitet, Institut të
Folklorit, të Gjuhësisë...
Por gjithsesi Zoti nuk
na la fare të humbasim dhe na dhuron ngandonjëherë me ndonjë Arumun të madh që mund
të mbajë vendin e këtyre institucioneve që nuk mundëm t’i kishim.
Për mua Tache
Papahagi qe vërtet një Akademi Arumune. Kështu siç mendoi unë, edhe Hrista
Lupci mban vërtet vendin e një Instituti të Folklorit Arumun!
Nuk njoh tjetër këngëtar
që të dijë me shumë këngë arumune se Hrista Lupci.
Ai është vërtet një
kujtesë e gjallë e këngës arumune. Na sjell me këngën e tij në një botë të
panjohur prej nesh, e largët,stërgjyshërore, të thellë, që me ndihmën e tij del
nga errësira dhe harresa. Në atë kohë kur ne banonim në qytetin e madh, ku
dukej se të gjitha ishin të harruara, Hrista na ktheu në avllinë tonë/atë
Arumune.
Hrista Lupci filloi
kthimin e arumunëve të Rumanisë ndaj këngës, folklorit arumun.
Mbas atij filluan të
lindin orkestrat arumune që shpunë dhe shpien me nder përpara ngjalljen kulturore arumune: Folklorin. Hrista ngjalli
këngët e vjetra i ktheu në jetë me „iho/ison” e vjetër dhe i veshi me një „iho”, „iso” të re
të rregulluar dhe me kërkimet e kohës së sotme.
Hrista Lupci krijoi
dhe shumë këngë që hynë në Folklorin Arumun. Hrista Lupci filloi një rrugë që
na shpuri në rrënjët në atë që është pasuria e këngës arumune... Janë vërtet
ngjallje që na mbushin shpirtin me gëzim, sytë me lot, dhe na japin shpresën se
kjo këngë safi arumune nuk do të humbasë asnjëherë.
Për këto merita Liga
e Arumunëve të Rumanisë dhe Shoqata „Bana Aromănească” i dhuruan Hrista Lupcit
„Çmimin” – „Njeriu i Vitit 2003” – si shenjë të përnjohjes për të gjitha
përpjekjet që bëri për nxjerrjen në mejdan/dritë dhe mbajtjen në jetë të këngës
dhe të gjuhës arumune.