Shqip Română
Kultura

Edicioni IV i Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rumani

Edicioni IV i Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rumani

"Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR), në datat 4-17 nëntor 2022, do të organizojë “Ditët e Kulturës Shqiptare” edicioni i IV-t" - njofton ne Facebook Dr. Luan Topçiu, koordinator i Qendrës Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Më, Dr. Topçiu vijon:

Programi i këtij viti përmban promovime dhe prezantime librash për Shqipërinë dhe shqiptarët, konferenca dhe recitale poetike e muzikore shqiptare, si dhe një ekspozitë dokumentare kushtuar shkrimtarit Viktor Eftimiu.

Veprimtaritë e edicionit të 4-t të "Ditëve të Kulturës Shqiptare", për këtë vit, do të zhvillohen në Târgu-Jiu, Bukuresht dhe Iași, dhe partnerët e ALAR për këtë edicion janë Muzeu Kombëtar i Letërsisë Rumune, Biblioteka Metropolitane e Bukureshtit, Biblioteka e Qarkut "Christian Tell" Gorj dhe Lidhja e Shkrimtarëve të Rumanisë - Dega Iași.

Hyrja e publikut në këto veprimtari do të jetë falas.

Postime të Ngjashme